Home / Sport / Italia, mbrojtja e titullit nis nga Paraguaji

Italia, mbrojtja e titullit nis nga Paraguaji

Kampionët e botës në fuqi, Italia, e nis mbrojtjen e kurorës botërore me ndeshjen kundër Paraguajit në Kejp Taun, sot në orën 20:30 në sfidën e vlefshme për grupin F.

Skuadra e Kaltër e fitoi titullin katër vjet më parë në Gjermani dhe synon ta mbajë edhe në Afrikën e Jugut. Pengesa e parë është Paraguaji, një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar aspak nga formacioni i Marçelo Lipit. Italianët vijnë në sfidën e parë me më tepër dyshime sesa siguri, megjithatë Lipi është optimist për grupin që ka në dispozicion .

Nga ana tjetër, fitoret e Paraguajit ndaj Brazilit dhe Argjentinës në fazën e eliminatoreve, janë një sinjal që amerikanojugotër nuk ndodhen në Afrikën e Jugut për turizëm. Për Marçelo Lipin mungon Andrea Pirlo, por do të jetë plotësisht i gatshëm mesfushori Daniele De Rosi.

Ndërkohë, në orën 16:00 do të zhvillohet përballja midis Kamerunit dhe Japonisë, e vlefshme për grupin E.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *