Home / Sport / Italia, tri pikë për të mbetur në Afrikë

Italia, tri pikë për të mbetur në Afrikë

Kampionët e botës duhet të bëjnë detyrën kundër Sllovakisë, për të mos i varur shpresat në ndeshjen mes Paraguajit dhe Zelandës së re.

Grupi F ofron disa mundësi për Italinë për të kaluar në 1/8-at e finaleve, por për kampionët e botës në fuqi, një fitore kundër Sllovakisë së vendit të fundit, do të ishte lustrimi i imazhit jo fort pozitiv që ka lënë në dy paraqitjet me Paraguajin dhe Zelandën e Re ( të dyja 1-1).

Paraguaji (4 pikë) pret Zelandën e Re (2), ndërkohë që Italia (2) luan me Sllovakinë (1). Situata nuk është “surreale”, por përveç sllovakëve që kanë shanse më të pakta, tri skuadrat e tjera janë plotësisht në lojë.

Nëse Zelanda e Re fiton me Paraguajin, atëherë kalon skuadra nga Oqeania, ndërkohë që skuadrës nga Amerika e Jugut i mjafton edhe barazimi, madje edhe humbja nëse Italia dhe Sllovakia barazojnë.

Kurse Italia kalon nëse fiton ose barazon me Sllovakinë, me kusht që Zelanda e Re të humbasë me Paraguajin. Gjithashtu, italianët sigurojnë kualifikimin nëse barazojnë me Sllovakinë dhe Zelanda e Re barazon me të njëjtën numër golash me Paraguajin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *