Home / Sport / Ja 100 më të mirët e Botërorëve në vite

Ja 100 më të mirët e Botërorëve në vite

E përditshmja sportive spanjolle “Marca” ka bërë një sondazh në faqen e vet online, lidhur me 100 futbollistët më të mirë të Botërorëve duke filluar prej vitit 1966.

Sipas sondazhit, rezulton se Zinedin Zidan është më i preferuar në krahasim me dy legjendat: Diego Armando Maradona dhe Pele’. Përsa i përket mesfushorëve më të mirë, në listë përfshihen Ksavi, Majkëll Laudrup, Ziko, Platini, Mateus, Bobi Çarlton, Françeskoli, Gulit, Sokrates, Figo, Neskens, Pirlo, Mauro Silva, Vieira, Falkao, Haxhi, Dunga, Balak, Bekam, Gaskonj, Kin, Miçel, Dejvis, Tardeli, Sçifo, Riberi dhe Luis Fernandez.

Listën e portierëve e kryeson spanjolli Iker Kasiljas, i ndjekur nga italianët Xhanluixhi Bufon dhe Dino Xof. Më pas vijnë me radhë Van der Sar, Kan, Shmajkëll, Lev Jashin, Zenga, Shilton, Majer, Shumaker, Dasaev, Filol, Zubizareta dhe Bartez.

Në renditjen e mbrojtësve, vendin e parë e mban Franc Bekenbauer, i ndjekur nga Paolo Maldini dhe Roberto Karlos. Pastaj vijnë me radhë Kafu, Barezi, Hiero, Kanavaro, Turam, Kuman, Pujol, Dezaili, Pasarela, Kamaço, Bobi Mur, Çarlton, Breme, Vogts, Karlos Alberto, Braitner, Kempbëll, Kohler, Lahm, Frank de Bur, Horginjo dhe Manolo Sançis.

Ronaldo, Van Basten dhe Romario kryesojnë listën e sulmuesve më të mirë të Botërorëve. Renditja vijon me Krujf, Myler, Kempes, Eusebio, Roberto Baxho, Batistuta, Bergkamp, Klinsman, Bebeto, Rivaldo, Rosi, Hugo Sançez, Shuker, Rumenige, Stoiçkov, Butragenjo, Henri, Ronaldinjo, Ouen, Lineker, Klose, Kanixha, Roxher Milla, Eto dhe Fernando Torres.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *