Home / Sport / Kanavaro në Dubai, firmos me Al Ahli

Kanavaro në Dubai, firmos me Al Ahli

Me skadimin e kontratës, kapiteni i Kombëtares së Italisë i ka dhënë lamtumirën Juventusit, për t’iu bashkuar klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ahli.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi arab, nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit, ku thuhet se mbrojtësi 37-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare. Al Ahli është një nga klubet më të mëdhenj arabë dhe synon të ndërtojë një ekip prestigjoz, duke dashur të marrë edhe një trajner të njohur. Emri që përflitet është Herri Rednap, tekniku aktual i Totenhemit.

“Jam i lumtur që firmosa për Al Ahlin. Prej kohësh dëshiroja të jetoj në Dubai, është një vend që e adhuroj. Është një ëndërr që bëhet realitet”, ka thënë Kanavaro, sipas njoftimit të faqes së klubit arab në internet. Kurse presidenti i klubit e konsideroi marrëveshjen me kapitenin italian, si një nga më të rëndësishmet.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *