Home / Sport / Kapelo: Dorëhiqem nëse nuk do kalojmë grupin

Kapelo: Dorëhiqem nëse nuk do kalojmë grupin

Anglezët janë të detyruar të mundin Slloveninë në ndeshjen e fundit për të kaluar grupin, ndërkohë që Kapelo i ka rrëfyer një miku të tij se do të japë dorëheqjen nëse skuadra nuk kualifikohet.

Raporti mes Fabio Kapelos dhe Federatës Angleze duket se ka pësuar krisjen e parë pas dy barazimeve të arritura nga kombëtarja e “Tre Luanëve” ndaj SHBA-së dhe Algjerisë. Anglezët janë të detyruar të mundin Slloveninë në ndeshjen e fundit për të kaluar grupin, ndërkohë që Kapelo i ka rrëfyer një miku të tij se do të japë dorëheqjen nëse skuadra nuk kualifikohet. Pavarësisht se pak ditë para startit të Kupës së Botës italiani rinovoi kontratën deri në vitin 2012, një eliminim i mundshëm i Anglisë do të bënte që largimi i tij të ishte i parakohshëm. Kapelo është shprehur i habitur nga skuadra e ndërtuar prej tij, duke thënë se nuk e njeh më atë, ndërsa tashmë dyshimet mbi potencialet e saj janë një realitet. Një gjë e pamendueshme përpara nisjes së Botërorit, duke parë edhe fushatën e shkëlqyer në kualifikuese, por tani e ardhmja e trajnerit është vërtetë në fije të perit. “Nuk do të pres që Federata Angleze të më shkarkojë, – ka thënë Kapelo, sipas asaj që bën të ditur Mirror. – Nëse nuk kualifikohemi për më tej do të jap dorëheqjen”. Në fakt, në rast eliminimi pozicioni i tij do të bëhej i pambrojtshëm edhe nga vetë Federata. E ndërkohë në Angli ka nisur që tani të flitet për pasardhësin e italianit, duke përmendur emrat e Roi Hodgson apo të Herri Redknap.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *