Home / Sport / KD i FFM-së: kotizim për Ligën I dhe II

KD i FFM-së: kotizim për Ligën I dhe II

Pagesa e kotizimit, për Ligën e Parë në vlerë prej 12 mijë euro, ndërsa 8 mijë për atë të dytën, do të duhet të paguajnë klubet në 4 këste dhe të startojnë me pagesët së paku 30 ditë para fillimit të sezonit të ri, më 1 gusht.

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në mbledhjen e fundit në Prilep, i dha dritë jeshile kotizimit të klubeve të Ligës së Parë dhe të Dytë. Pagesa e kotizimit, për Ligën e Parë në vlerë prej 12 mijë euro, ndërsa 8 mijë për atë të dytën, do të duhet të paguajnë klubet në 4 këste dhe të startojnë me pagesët së paku 30 ditë para fillimit të sezonit të ri, më 1 gusht. Poashtu në mbledhjen e Këshillit Drejtues të FFM-së, u vendos që Liga e Dytë të numërojë 16 klube. Me këtë vendim, Liga e Dytë do të përbëhet nga 10-të skuadrat që mbetën nga sezoni i kaluar, plus skuadrat kampione të pesë Ligave të Treta, në vend që të luajnë në balotazh, tani inkuadrohen drejtëpërsëdrejti në Ligën e Dytë, ndërsa skuadra e 16-të është Milano, e cila humbi balotazhin për egzistencë në Ligën e Parë dhe vitin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë. Ndërkohë nëse eventualisht ndonjë skuadër tërhiqet nga garat ose nuk paguan kotizim, FFM ka vendosur që mos të ketë plotësim, por liga të vazhdojë me aq skuadra sa do të plotësojnë kushtet për garim. FFM kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme të nis hetimet rreth ndeshjes së finales të Kupës së Maqedonisë në mes Teteksit dhe Rabotniçkit, për dyshimet për rregullshmërisë të këtij takimi. FFM në sitin zyrtar hedh posht çdo dyshim për trukim të ndeshjes, pasi ajo paraqitet vetëm si organizator i këtij evenimenti sportiv dhe nuk ka lidhje me atë se çka ka ndoshur ndërmjet dhe në taboret e skuadrave. Këshilli drejtues i FFM-së gjithashtu vendosi që tre vendet e zbrazura të 1/16 së finalës së Kupës së Maqedonisë (mungojnë Makedonija Gj.P., Slloga J. dhe Pobeda), të plotësohen me skuadra të Ligës së Dytë, duke u bazuar në renditjen në kampionatin 2009-2010. Gjithashtu skuadrat që do të tërhiqen nga ndeshjet e Kupës, në çfarëdo faze të garës, përveç eliminimit do të dënohen edhe me heqjen e tre pikëve në kampionatin përkatës ku garojnë.
Mbledhja e Këshillit Drejtues të FFM-së u mbajt në mungesë të nënkryetarit të FFM-së Qenan Idrizi, i cili gjendet në udhëtim zyrtar në Afrikën e Jugut, ndërsa përveç tij munguan edhe Pajazit Shehapi dhe Zoran Aleksov.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *