Home / Sport / KE, U 19 Femra – Franca kampione e Europës

KE, U 19 Femra – Franca kampione e Europës

Përfaqësuesja e Francës është shpallur kampione e Europës, pasi mundi 2:1 Anglinë në finalen e Kampionatit Europian për femra të moshës deri në 19-të vjecare, i cili u zhvillua në Maqedoni.

Të parët në epërsi kaluan futbollistet angleze, kur në minutën e 25-të, Hollburk shënoi në portën e Francës. Megjithatë francezet nuk u dorëzuan dhe katër minuta më vonë pas gabimit në mbrojtjen angleze, gjithcka shfrytëzon Llavud, duke barazuar rezultatin në 1:1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa 10-të minuta pas fillimit të pjesës së dytë, portierja angleze Rebeka Spenser bën një gabim katastrofal, ndërsa Kramer realizon saktë për përmbysje të plotë të rezultatit, dhe fitore të Francës me rezultatin 2:1.
Në fund Franca me meritë i’u gëzua fitores dhe medaljes së artë, duke fituar për herë të parë në histori titullin në këtë konkurencë. Në atmosferë fantastike në stadiumin “Filipi i II-të” në Shkup, trofeun skuadrës fituese i’a ndau drejtori për gara pranë UEFA-së, Xhorxho Marketi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *