Home / Lajme / Maqedoni / Këtë javë në Maqedoni koha jostabile

Këtë javë në Maqedoni koha jostabile

14 qershor-
Gjatë kësaj jave në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, me paraqitje të reshjeve lokale dhe bubullimave.

Nga Drejtoria e Punëve hidrometerologjike informojnë se sot dhe të mërkurën lokalisht do të ketë zhvillim më intensiv të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë në vende -vende edhe në formën e stuhisë me shkrepëtima dhe me paraqitje të izoluar të breshërit

Gjatë kësaj jave në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, me paraqitje të reshjeve lokale dhe bubullimave.

Nga Drejtoria e Punëve hidrometerologjike informojnë se sot dhe të mërkurën lokalisht do të ketë zhvillim më intensiv të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë në vende -vende edhe në formën e stuhisë me shkrepëtima dhe me paraqitje të izoluar të breshërit
Gadishulli Ballkanik është kapluar nga një valë vërtetë e ngrohtë dhe temperatura deri 40 gradë Celsius, ndërsa në Evropën veriore sikur tani të fillojë pranvera.

Në Greqi vapa verore ka ardhur shumë më herët nga vitet e kaluara dhe temperatura në disa vende gjatë fundjavës lëvizte rreth 40 gradë Celsius.

Një numër i madh i popullatës, në ditët e kaluara shpëtimin nga vapa e kërkuan në plazhet e Greqisë. Sipas meteorologëve grekë, në Athinë sot temperatura do të arrijë 37 gradë Celsius, ndërsa në veri në Selanik, do të jetë “më ftohtë” për dy gradë.

Vala e ngrohtë nuk e përjashtoi as Turqinë. Turistët e parë të cilët kanë mbërritur në Izmir dhe Bodrum kënaqen në temperaturë prej 35 gradëve. Temperaturat e larta nuk e kanë kursyer as Stambollin ku sot priten 30 gradë.

Goditja e ngrohtë e goditi edhe Bullgarinë. Në Sofje sot do të jetë 35 gradë, ndërsa qyteti më i ngrohtë në Bullgari është Plovdivi, ku zhiva në termometër afrohet deri 40 gradë.

Vapa shkretëtire e kaploi edhe Rumaninë ku autoritetet ndërmarrin masa për kujdesje, sepse shumë qytetarë përballen me probleme. Tashmë dy ditë temperaturat lëvizin deri 37 gradë, ndërsa më rëndë të goditura janë pjesët verilindore të vendit.

Sipas paralajmërimeve të meteorologëve, temperaturat në Ballkan do të zvogëlohen nga mesi i javës, por edhe më tej do të jenë të larta për këtë periudhë të vitit në rreth 30 gradë.

Ndërsa jugu i Evropës ngulfatet nga temperaturat tropikale, në veri të kontinentit sikur tani të përfundojë dimri. Temperatura më e lartë në Helsinki, Oslo dhe Stokholm sot do të arrijë 16 gradë, në Londër dhe Kopenhagë 18, ndërsa në Berlin dhe Varshavë 19 gradë.
Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar 3.000 metra katrorë të deposë në portin në Marsej, pronë e një ndërmarrje për mirëmbajtje të anijeve. Në zjarr nuk ka viktima.
Sipas zjarrëfikësve, zjarri ka shpërthyer herët në mëngjes rreth orës 3 e 30 minuta, në një depo që ndodhet në portën 3A të limanit në Marsej, me ç’rast ka depërtuar edhe mbi çatinë e magazinës.

Në magazinë kishte një numër të madh të makinerive, pajisjeve, rezerva të acetilit dhe shumë automjete, që ka shkaktuar seri të shpërthimeve, të cilat e kanë zmadhuar zjarrin.

Në shuarjen e tij janë kyçur dhjetëra automjete zjarrëfikëse me rreth njëqind zjarrëfikës. Shkaku për zjarrin tash për tash nuk dihet.

Para një jave në një zjarr pothuajse tërësisht është shkatërruar stadiumi i qytetit në Melan afër kryeqendrës franeze

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *