Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohen 1,5 kilogram marihuanë në Strugë

Konfiskohen 1,5 kilogram marihuanë në Strugë

14 qershor-
Droga është gjetur në dyshemenë pas ulëses së automjetit të udhëtarëve i markës “Golf” me targa regjistrimi të Shkupit në të cilin ndodheshin personat E.A: (38), M.L. (47) dhe E.N. (42) të gjithë nga Shkupi.

Rreth 1,5 kilogram drogë e pastër dhe me kualitet të lartë Marihuanë, gjetën dhe morën dje në Strugë inspektorët nga sektori për tregti të palejuar me drogë.

Droga është gjetur në dyshemenë pas ulëses së automjetit të udhëtarëve i markës “Golf” me targa regjistrimi të Shkupit në të cilin ndodheshin personat E.A: (38), M.L. (47) dhe E.N. (42) të gjithë nga Shkupi.

Marihuana e paketuar në qese të najllonit ka qenë e dedikuar për narko-tregun në Shkup, ndërsa është blerë për 500 euro nga personi N.K. (35) banor i fshatit Veleshtë të Strugës.

Gjatë aksionit, rreth orës 22 e 30 minuta, i njejti është gjetur dhe prej të tijë e marrë sasi më e vogël e drogës heroinë.

Të gjithë personat janë arrestuar në stracionin policor në Strugë me ç’rast është parashtruar kallëzim adekuat penal

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *