Home / Sport / Koreja e Jugut shumë e fortë për Greqinë

Koreja e Jugut shumë e fortë për Greqinë

Koreja e Jugut e nis në mënyrën më të mirë Botërorin e Afrikës së Jugut, duke marrë një fitore të pastër 2-0 përballë përfaqësueses së Greqisë.

Ish-kampionët e Evropës nuk arritën të tregonin asgjë në ndeshjen e parë të grupit B, luajtur në Port Elizeth. Aziatikët kalojnë shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 7-të me Lee Jung-soo. Edhe në minutat në vazhdim të pjesës së parë, koreanojugorët ishin më të qartë në aksionet e tyre.

Epërsia e Koresë së Jugut konkretizohet sërish në minutën e 52-të, ku Park Ji-sung dyfishon shifrat. Ndërkohë, Greqia nuk arriti dot të konkretizonte rastet e krijuara në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, aziatikët marrin përkohësisht kreun e grupit B, duke pritur të qetë përballjen e orës 16:00 mes Argjentinës dhe Nigerisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *