Home / Sport / Kuarezma lë Interin, tani është i Beshiktashit

Kuarezma lë Interin, tani është i Beshiktashit

Mesfushori portugez i ka dhënë lamtumirën klubit zikaltër dhe ka nënshkruar për ekipin turk të Beshiktashit për 7.3 milion euro.

“Makthi” me emrin Inter ka marrë fund për 26-vjeçarin nga Portugalia. Pas dy vitesh plotësisht për t’u harruar, më në fund mesfushori ka vendosur të lërë Milanon dhe të provojë një tjetër ambient. Dje Rikardo Kuarezma ka nënshkruar për Beshiktashin 7.3 milion eurove. Lajmi është konfirmuar nga klubi i premier ligës turke, nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit.

Kuarezma mbërriti në Serinë A nga Porto në verën e vitit 2008 për shumën e 24.6 milion eurove, pasi u kërkua me ngulm nga trajneri Hoze Mourinjo. Megjithatë, përkundër pritshmërive, ai nuk arriti të prshtatet në “San Siro”, duke mos treguar asnjëherë vlerat e veta. Në dy sezone portugezi regjistron 24 ndeshje dhe vetëm një gol.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *