Home / Sport / Laporta: Fabregas, një mundësi reale për Barcelonën

Laporta: Fabregas, një mundësi reale për Barcelonën

Barcelona i paraqiti para dy ditësh një ofertë zyrtare Arsenalit për të marrë shërbimet e futbollistit Cesk Fabregas, por “topçinjtë” e refuzuan atë.

Presidenti i katalanasve, Huan Laporta deklaron se do të provojë një tjetër tentativë për të sjellë në “Kamp Nou” futbollistin e përfaqësueses spanjolle. Sipas Laportës, shuma prej 35 milionë eurosh është më realja për të blerë kartonin e Fabregasit.

“Arsenali refuzoi ofertën tonë të parë, dhe tani menaxherët tanë po planifikojnë një lëvizje tjetër, – deklaroi presidenti Laporta në faqen zyrtare të Barcelonës. – Dyert e komunikimit i kemi lënë të hapura. Shpresoj që Arsenali ta kuptojë situatën”.

Laporta thekson se më e mira do të ishte që Fabregas të sigurojë kalimin të kampionët e Spanjës para se të nisë Botërori “Afrikë e Jugut 2010”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *