Home / Sport / Lejkersat startojnë më mirë në finale të NBA-së

Lejkersat startojnë më mirë në finale të NBA-së

Ata që u besojnë statistikave nuk kanë nevojë t’i shohin ndeshjet tjera të kësaj serie. Trajneri i Lejkersëve Fil Xhekson ka bilanc 47-0 në seritë e plej-offit ku e ka fituar ndeshjen e parë.

Shfaqja e shkëlqyeshme e Kobi Brajantit dhe Pau Gasolit i dha ekipit Los Anxheles lejkers fitore në ndeshjen e parë të serisë finale të ligë NBA ndaj ekipit Boston Seltiks. Lejkersët fituan me rezultat 102:89 ( 26:21, 24:20, 34:23, 18:25) dhe me sukses kanë kaluar sfidën e parë të kësaj serie duke e shfrytëzuar shumë mirë terrenin vendës. Kobi Brajant e arsyetoi epitetin e super-yllit të ekipit dhe ligës duke shënuar 30 pikë,7 kërcime dhe 6 asistime, kurse Gasol ndeshjen e përfundoi me 23 pikë e 14 kërcime. Lejkersët në këtë ndeshje ku luajtën pra publikut të vet ishin ata që imponuan rimtin e lojës që nga starti. Pau Gasol, lojtari i cili ngjallte më së shumti dyshim rreth shfaqjes në finale, meqë duhej të përballje me Kevin Garnetin në serinë më të rëndësishme të sezonit, në këtë ndeshje dha edhe një provim të pjekurisë së lojës së tij dhe dëshmoi se nuk vlerësohet rastësisht një nga lojtarët më të mirë të trapezit në botë. Lejkerstë e kanë përfunduar me 9 pikë epërsi pjesën e parë të ndeshjes dhe përgjatë 24 minutave të dytë ishte pikërisht loja në trapez, ajo e këtij ekipi i mundësoi të krijojë epërsisë deri në 20 pikë dhe të fitoj ënë mënyrë komode me 13 pikë dallim. Kërcimet në sulm, prej nga shënoheshin pikë, depërtimet e suksesshme dhe mbrojtja burrërore por pa shumë gabime personale ishin ato që i dhanë Lejkersëve fitoren dhe startin e mbarë në finale që ka rëndësi shumë të madhe. Në anën tjetër loja e dobët në trapez, efikasiteti dobët nga gjuajtjet e lira dhe nga distanca do të jenë brengat kryesore të Bostonit dhe trajnerit Dok Rivers para ndeshjes së dytë të serisë finale që zhvillohet të dielën, në LA. Ata që i besojnë statistikave nuk kanë nevojë ti shohin ndeshjet tjera të kësaj serie. Trajneri i Lejkersëve Fil Xhekson ka bilanc 47-0 në seritë e plejoft ku e ka fituar ndeshjen e parë. Megjithatë, Bostoni sivjet ka përmbysur shumë ekipe dhe shumë njerëz besojnë se ka potencial ta përmbysë edhe këtë seri të mahnitshme të Fil Xheksonit dhe të shtojë disa faqe interesante në tregimin e shkëlqyeshëm për rivalitetin sportive ndërmjet këtyre dy ekipeve.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *