Home / Sport / Lipi lë jashtë Borielon dhe Rosin

Lipi lë jashtë Borielon dhe Rosin

Trajneri i kombëtares italiane ka shpallur listën përfundimtare të 23 lojtarëve me të cilët do synojë të mbrojë titullin botëror në Afrikën e Jugut.

Nga lista e mëparshme, numri një i stolit të Kaltër ka larguar pesë futbollistë: Sirigu, Kasani, Kosu, Borielo dhe Rosi.

Lipi ka preferuar të mbajë në skuadër mbrojtësin e Xhenovas, Boketi, në vend të Kasanit të Palermos, dhe Fabio Kualiarelën, i cili ka fituar balotazhin me sulmuesin e Vijarealit, Xhuzepe Rosi.

Ja lista përfundimtare e Italisë:

Portierë: Bufon (Juventus), De Sanktis (Napoli), Marketi (Kaljari);
Mbrojtës: Boketi (Xhenova), Bonuçi (Bari), Kanavaro (Juventus), Kielini (Juventus), Krishito (Xhenova), Maxho (Napoli), Zambrota (Milan);

Mesfushorë: Kamoranezi (Juventus), De Rosi (Roma), Gatuzo (Milan), Markizio (Juventus), Montolivo (Fiorentina), Palombo (Sampdoria), Pepe (Udineze), Pirlo (Milan);

Sulmues: Di Natale (Udineze), Xhilardino (Fiorentina), Iakuinta (Juventus), Pacini (Sampdoria), Kualiarela (Napoli)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *