Home / Lajme / Rajon / Lugina e Preshevës i takon Kosovës

Lugina e Preshevës i takon Kosovës

30 qershor-

“Shiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë për bazë referendumin e marsit të viti 1992 , dhe në këtë drejtim mund të bisedohet për ndërrim të territoreve me kusht që tre komunat e Luginës së Preshevës ti bashkangjiten Republikës së Kosovës”, ka theksuar Mustafa.

Përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës i vlerësojnë si tendencioze dhe në dëm të shqiptarëve idetë për shkëmbimin e territoreve, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Ata kanë kundështuar planin serb që vetëm komuna e Preshevës ti bashkangjitet Kosovës, ndërsa Mitrovica veriore Serbisë.

Jonuz Musliu, Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demkoratik, subjekt ky i dalur nga krahu i luftës, njëherit edhe Krytar i Kuvendit Komunal të Bujanocit ka thënë se, “qëllimi i Serbisë është që ta ndaj komunën e Preshevës dhe pastaj të luaj me fatin e shqiptarëve të Bujanocit dhe Medvegjës”.

Ndërkohë, Ragmi Mufstafa Kryetar i Komunës së Preshëvë dhe i Partisë Demokratike, deklaroi se Serbia kohë të gjatë ka punuar në drejtim të ndarjes së Kosovës .

“Shiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë për bazë referendumin e marsit të viti 1992 , dhe në këtë drejtim mund të bisedohet për ndërrim të territoreve me kusht që tre komunat e Luginës së Preshevës ti bashkangjiten Republikës së Kosovës”, ka theksuar Mustafa.

Ndërkohë, Riza Halimi, kryetar i PVD-së dhe njëherit edhe deputet pupullor në Parlamentin e Serbisë ka deklaruar se është në interes të shqiptarëve dhe serbëve që problemet e tyre t’i zgjidhin në kuadër të kufijve aktualë të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Halimit, interesi i shqiptarëve, tani për tani, është të këmbëngulin që shqiptarët në Luginën e Preshevës të kenë të drejtat e njëjta që u garantohen serbëve të Kosovës me Planin Ahtisaarit.INA

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *