Home / Lajme / Maqedoni / Mafia ruse në heshtje punon në Maqedoni

Mafia ruse në heshtje punon në Maqedoni

30 qershor-
“Grupe kriminale napolitane po shprehin dëshirën të investojnë në Shqipëri në drejtim të ngritjes apo blerjes së kazinove, ashtu siç është bërë në Mal të Zi dhe Maqedoni. Nga analiza e Shërbimit Informativ Shqiptar theksohet se qëllimi i grupeve të krimit dhe mafias ruse është vendosja e kontrollit mbi aksionet e kompanive që janë në krizë, sidomos duke shfrytëzuar periudhën e krizës financiare.

Investime në troje, ndërtime, industrinë e lehtë, kazinotë dhe biznese të tjera janë drejtimet e shtrirjes së mafias ruse në Maqedoni.

Praninë e këtij rrjeti të fuqishëm të krimit e ka bërë të ditur Shërbimi Informativ Shqiptar (SHISH) në Tiranë, në një raport sekret lidhur me kërcënimin e mafias në Shqipëri, ku jepen detaje për bazat dhe celulat e saj të veprimit në Maqedoni, Serbi dhe Bullgarisë.

Falsifikimet dhe pastrimi i parave ka si burim Maqedoninë, ku para të falsifikuara dhe bono të privatizimit shqiptare falsifikohen në këtë vend dhe futen më pas në Shqipëri.

Muajin e kaluar u zbuluar një rrjet i shpërndarjes së parave të falsifikuara, ku u gjetën rreth 70 mijë euro, ndërsa në këtë grup ishin përfshirë shtetas të Maqedonisë dhe të tjerë. Një mashtrim tjetër që si bazë ka Maqedoninë është edhe veprimtaria e sigurimeve të kamufluara dhe mashtruese.

Dhjetëra shtetas shqiptar janë mashtruar së fundi nga kriminelë që po manipulonin me sigurimet jetësore, një veprimtari kryesisht kriminale, që funksionon në formë të skemës piramidale.

Ngritja e kazinove në Maqedoni së fundi ka në prapavijë organizatat mafioze kalabreze, të lidhura me mafian ruse, e cila të njëjtin biznes e bën edhe në Mal të Zi.

“Grupe kriminale napolitane po shprehin dëshirën të investojnë në Shqipëri në drejtim të ngritjes apo blerjes së kazinove, ashtu siç është bërë në Mal të Zi dhe Maqedoni. Nga analiza e Shërbimit Informativ Shqiptar theksohet se qëllimi i grupeve të krimit dhe mafias ruse është vendosja e kontrollit mbi aksionet e kompanive që janë në krizë, sidomos duke shfrytëzuar periudhën e krizës financiare.

Më tej vlerësohet se këto potenciale ekonomike shfrytëzohen në funksion të fuqizimit të ndikimit politik dhe ndaj politikave shtetërore.

SHISH nuk sqaron se cili është rreziku i pranisë së mafias në vendet fqinje, por tendencat për të hyrë në Shqipëri shihen si projekte për dominim në dëm të interesave dhe politikës kombëtare.INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *