Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit i fituan moldavët për nga numri i pasaportave bullgare

Maqedonasit i fituan moldavët për nga numri i pasaportave bullgare

25 qershor-

“Ata janë kampion edhe kësaj radhe e fituan Moldovën, me të cilën ishin baraz”, deklaroi Bozhidar Dimitrov, ministër pa resor, përgjegjës për bullgarët jashtë vendit

Maqedonasit janë në krye të listës për nga numri i marrjes së nënshtetësive bullgare në gjashtë muajt e parë të këtij viti, bëri të ditur agjencia e lajmeve “Fokus”.

Prej gjithsej 9.309 shtetësi të ndara, 7.201 u janë dhënë qytetarëve maqedonas.

“Ata janë kampion edhe kësaj radhe e fituan Moldovën, me të cilën ishin baraz”, deklaroi Bozhidar Dimitrov, ministër pa resor, përgjegjës për bullgarët jashtë vendit.

Vetëm në seancën e sotme të Këshillit për nënshtetësi bullgare, gjithsej 271 maqedonas janë bërë shtetas të fqiut lindor.

“Tashmë do të mund të bëjmë llogaritje të saktë për tremujorëshin – sa persona kanë marrë nënshtetësi bullgare. Kjo është për dy herë e gjysmë më shumë, se sa për gjashtëmujorin gjatë viteve të kaluara. Në krahasim me Maqedoninë numri është katër herë më shumë. Kjo është kështu, për shkak të asaj se lutjet kalojnë më lehtë dhe për shkak të asaj se nuk kërkojmë dëshmi për prejardhjen bullgare. Shteti pranon se të gjithë maqedonasit janë me prejardhje bullgare”, deklaroi Dimitrov.

Por, sipas Dimitrovit, nëse një maqedonas me fe islame kërkon nënshtetësi bullgare, doemos do të duhet që në lutjen të tregojë edhe dëshmi për prejardhjen bullgare

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *