Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohshme

17 qershor-
Në Gostivar janë evidentuar 253 persona të vdekur, ndërsa tek 300 të tjerë nuk përputhen të dhënat. Në Vinicë janë evidentuar 13 persona të vdekur, por tek dhjetëra të tjerë nuk përputhen të dhënat.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Novakovski ka theksuar se ky institucion është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme apo zgjedhje të rregullta

Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për pastrimin e listës zgjedhore në të gjitha komunat duke filluar nga periudha e vitit 1980 e deri në vitin 2010.

Projekti për pastrimin e listave zgjedhore parashikohet të përfundojë deri më 31 tetor të këtij viti, me ç`rast edhe krijohen kushtet për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme në muajt e fundit të vitit apo gjatë muajve shkurt apo mars të vitit 20011.

Këto parashikime jozyrtarisht konfirmohen edhe nga tabore partiake, por duke mos qenë zyrtare.

Paraprakisht pritet të realizohen edhe ndryshimet e kodit zgjedhor, për pjesëmarrje në zgjedhje edhe të diasporës. Ministria e Drejtësisë gjatë pastrimit të listave zgjedhore në dy komunat Gostivar dhe Vinicë ka vërejtur votues fiktiv.

Në Gostivar janë evidentuar 253 persona të vdekur, ndërsa tek 300 të tjerë nuk përputhen të dhënat. Në Vinicë janë evidentuar 13 persona të vdekur, por tek dhjetëra të tjerë nuk përputhen të dhënat.

Përveç kësaj edhe ministria e transportit është angazhuar që të përgatis ndryshime dhe plotësime të ligjit për varreza dhe shërbime funerale me çka do të ndëshkohen ndërmarrjet e këtyre shërbimeve me gjoba nëse nuk posedojnë të dhëna dhe nëse varrosen personat pa leje adekuate për varrim.

Ministri Manevski gjithashtu njoftoi se së shpejti do të prezantohen ndryshimet dhe plotësimet në kodin zgjedhor ku është përfshirë edhe dispozita për votimin e diasporës. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Novakovski ka theksuar se ky institucion është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme apo zgjedhje të rregullta

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *