Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia midis më të rrezikuarave nga ndryshimet klimatike

Maqedonia midis më të rrezikuarave nga ndryshimet klimatike

25 qershor-
“Përveç ngrohjes globale, në periudhën e ardhshme do të shpeshtohen edhe fatkeqësitë natyrore që është gjendje faktike edhe viteve të fundit. Klima e Maqedonisë po bëhet gjithnjë e më e thatë dhe për këtë arsye do të nevojitet të ndërmerren aktivitete adekuate në të gjitha sferat e rrezikuara”, theksoi Pece Ristevski, këshilltar shtetëror në DPHM.

Maqedonia bën pjesë në rajonet që do të jenë më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike dhe në këtë drejtim do të duhet seriozisht të medohet për adaptim të prodhimtarisë bujqësore, për shfrytëzim racional të ujërave dhe resurseve ujore, si dhe për efikasitetin energjetik të objekteve, vlerësuan në takimin e sotëm zëvendës-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Peroca Ivanovski dhe përfaqësuesve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas parashikimeve meteorologjike në korniza botërore, tempereturat do të rriten çdo vit të ardhshëm posaçërisht në muajt e verës që deri në fund të shekullit do të rezultojë me ngrohje prej katër deri pesë gradë. Reshjet madje do të zvogëlohen për 12,5 për qind deri në vitin 2100.

“Përveç ngrohjes globale, në periudhën e ardhshme do të shpeshtohen edhe fatkeqësitë natyrore që është gjendje faktike edhe viteve të fundit. Klima e Maqedonisë po bëhet gjithnjë e më e thatë dhe për këtë arsye do të nevojitet të ndërmerren aktivitete adekuate në të gjitha sferat e rrezikuara”, theksoi Pece Ristevski, këshilltar shtetëror në DPHM.

Kolegia e tij Rada Avramovska përmendi se arritjet shkencoro-teknologjike dhe përvojat e deritanishme në meteorologjinë mundësojnë të ndikohet ndaj kushteve të motit, por jo çdo herë atmosfera ka energji të madhe.

I përbashkët ishte konstatimi se ndikimi i kushteve të pavolitshme klimatike është gjithnjë e më i pranishëm dhe në mënyrë të pakontrolluar, me dëme të rritura.

“Sigurimi i të mbjellave dhe furnizimi i pajisjes për mbrojtje nga kushtet e pavolitshme të motit janë rruga e vetme deri në proshimtari të sigurtë bujqësore”, porositi zëvendës-ministri Ivanovski.

Qeveria, theksoi, edhe këtë vit financiarisht e mbështet sigurimin e prodhimtarisë primare. Janë siguruar gjithsej 35 milionë denarë me të cilat mbulohen 60 për qind nga shpenzimet për polisat siguruese.

“Interesimi tek bujqit për sigurimin e sipërfaqeve rritet siç rritet lartësia e mbështetjes. Në vitin 2008 146 aplikantë kërkuan ndihmë nga shteti dhe për këtë dedikim janë shpenzuar gjithsej tre milionë denarë, ndërsa vitin e kaluar 1.147 prodhues fituan gjithsej 18,3 milionë denarë”, tha Ivanovski.

Ai informoi se Qeveria këtyre ditëve e shqyrton iniciativën për formim të fondit rajonal për sigurim nga rreziqet nga fatkeqësitë kohore e cila do të ishte gjithsej 51 milionë dollarë, ndërsa çdo vend që do tëpaticipojë do të donojë varësisht nga kriteret që fillimisht definohen. Maqedonia, siç theksoi zëvendës-ministri, do të investojë jo më pak se pesë milionë denarë. Ky projekt pritet të realizohet deri në fund të këtij viti si plus masë për mbrojtje nga ndryshimet klimatike në rajon.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *