Home / Lajme / Rajon / Masakër në Bruksel autori dyshohet një shqiptar

Masakër në Bruksel autori dyshohet një shqiptar

3 qeshor-
Ministri i Drejtësisë Stefan Deklerk tha se gjykatësja femër 61 vjec dhe një kancelar u qëlluan me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore. Ministri i cili e cilësoi aksidentin si “të tmerrshëm”, tha se është hera e parë në historinë gjyqësore të Belgjikës që një gjykatës vritet në mes të një seance gjyqësore.

BRUKSEL- Një gjykatëse 65 vjecare dhe një kancelar janë qëlluar për vdekje brenda godinës së gjykatës, në qënder të kryeqytetit belg, ndërsa dyshohet se autori është një shtetas shqiptar. Sipas gazetës franceze “Le Monde”, një shqiptar i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës ka vrarë me armë zjarri një gjykatëse femër dhe një kancelar, sot rreth orës 11:15 zjarri gjatë një seance gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë Stefan Deklerk tha se gjykatësja femër 61 vjec dhe një kancelar u qëlluan me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore. Ministri i cili e cilësoi aksidentin si “të tmerrshëm”, tha se është hera e parë në historinë gjyqësore të Belgjikës që një gjykatës vritet në mes të një seance gjyqësore.

Përgjegjësi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar menjëherë rrugët duke urdhëruar shitësit e dyqaneve përreth të futen brenda. Ndërkaq më vonë do të zhvillohet një konferencë për shtyp në lidhje me këtë ngjarje.

Mediat e huaja theksojnë se kjo është hera e parë në historinë gjyqësore të Belgjikës që një gjykatës vritet në mes të një seance gjyqësore.
(d.b/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *