Home / Sport / MBARON TURNEU “GAZETA KOHA-REÇICA 2010”

MBARON TURNEU “GAZETA KOHA-REÇICA 2010”

“Inter Fantazi” është fitues i turneut në futbol të vogël “, duke mundur në finale me rezultatin 5:2 skuadrën “NB Kompani”.

Me zhvillimin e ndeshjes finale, të hënën është mbyllur turneu tradicional “Gazeta Koha-Reçica 2010”, në të cilin fitues doli ekipi “Inter Fantazi”, duke mundur në finale me rezultatin 5:2 skuadrën “NB Kompani”. Vendi i tretë i takoi “Restorant Arbit”, ndërsa ekipit të televizionit Alsat-M i’u nda një kupë, duke u shpallur ekipi më fer-play i turneut. Organizatorët e turneut shprehen të kënaqur me rrjedhën e turneut, kualitetin e lartë te ekipeve në të cilat luanin futbollistë nga Liga e Parë, por edhe nga numri i shikuesve që ndiqnin për çdo mbrëmje ndeshjet. Ky turne ka bërë si traditë të sjellë emra të njohur të futbollit shqiptarë, kështu që pasi vitin e kaluar i pranishëm ishte Blerim Xhemajili, këtë vit turneu u vizitua nga Lorik Cana.
“ Mendojmë që realizuam një turne mjaft të suksesshëm dhe jemi të mendimit se nga viti në vit cilësia e turneut shënon rritje. Për dallim nga vitet tjera, mendoj se duket qartë se ishte një turne i ngritur në cilësi dhe këtë e dëshmon edhe vetë prezenca e shumë futbollistëve cilësor të Ligës së Parë. Dëshmi më e qartë është vizita që i bëhet këtij turneu. Vitin e kaluar ishte Blerim Xhemajili, këtë vit si vizitorë kishim Lorik Canën. Mendoj se me vizitat e tyre ky turne gjithmonë mëdhështohet”, – deklaroi kryetari i turneut Haki Ismaili.
Organizatorët shpresojnë që edhe vitet në vijim ky turne të vazhdojë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *