Home / Lajme / Maqedoni / Mbështetet ideja për bashkim kombëtar

Mbështetet ideja për bashkim kombëtar

17 qershor-
“PDU dhe ‘Vetëvendosje’ do të jemi aleatë direkt që nismat që marrim për çështjen kombëtare, pavarësisht se për çfarë flitet të kalojë kufijtë shtetëror dhe të prek çdo qelizë të kombit. Ka ardhur çasti që t’i themi gjërat pa komplekse, me një ndërgjegje morale kritike”, tha Idrizi.

Partia për Drejtësi dhe Unitet në Shqipëri dhe lëvizja “Vetëvendosje” kanë zyrtarizuar në Prishtinë bashkëpunimin që do të kenë këto forca gjatë së ardhmes, me qëllim primar zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.

Gjatë takimit të kryetarit të PDU-së, Shpëtim Idrizi me liderin e lëvizjes “Vetëvedosje”, Albin Kurti u vendos institucionalizimi i marrëdhënieve në të mirë të çështjes kombëtare, ndërsa siç raporton KosovaPress kanë bashkuar edhe idenë për bashkim kombëtar, duke thënë se kjo çështje pos tjerash është edhe me interes të ngritjes ekonomike dhe sigurisë në vendet e banuara me shqiptarë.

“PDU dhe ‘Vetëvendosje’ do të jemi aleatë direkt që nismat që marrim për çështjen kombëtare, pavarësisht se për çfarë flitet të kalojë kufijtë shtetëror dhe të prek çdo qelizë të kombit. Ka ardhur çasti që t’i themi gjërat pa komplekse, me një ndërgjegje morale kritike”, tha Idrizi.

Ndërsa, Albin Kurti falënderoi Idrizin për vizitën dhe deklaroi se shumë shpejt do ta kthejë këtë vizitë në Tiranë. Ai tha se nuk ka shqiptar të Kosovës që të mos dijë tashmë për Çamërinë dhe çështjen çame.
“Ne duhet të inkurajojmë bashkëpunim më të gjerë nga politikanë nga të dy anët, duhet që të kemi një harmonizim të çështjes kombëtare nga të gjitha forcat politike… Nëse ne do të shohim minoritetet kombëtare kanë më shumë të drejta në Kosovë dhe Shqipëri, sesa shqiptarët, kudo që janë”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se duhet të kërkohet që drejtat që i gëzon minoriteti serb në Kosovë t’i gëzojnë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të drejtat që gëzon minoriteti grek në Shqipëri, t’i gëzojnë edhe shqiptarët në Greqi. /KP/Koha/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *