Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhja e katërmbëdhjetë e Këshillit komunal të Tetovës

Mbledhja e katërmbëdhjetë e Këshillit komunal të Tetovës

24 qershor-
Sipas Udhëheqësit të Sektorit për Urbanizëm në komunën e Tetovës, Skender Palloshi, lirimi nga pagesa e taksës ndërtimore kalon edhe nëpër këshillat e komunave tjera, dhe kur është fjala për institucionet shkollore dhe kulturore, ata lirohen nga pagesa për rregullimin e tokës ndërtimore.
Me shumicë votash, këshilltarët miratuan Propozim-Vendimin për nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit mes komunës së Tetovës me partnerin e huaj privat Hinkel International GMBH nga Republika e Gjermanisë.

Të enjten është mbajtur seanca e katërmbëdhjetë me radhë e Këshillit komunal të Tetovës në të cilën këshilltarët kanë shqyrtuar tetë pika të Rendit të ditës.
Këshilltarët miratuan Propozim- Vendimin për ndërprerje të mandatit të këshilltarit Atilla Rexhepi dhe në vend të tij është zgjedhur Kujtime Iljazi anëtare e re e Këshillit komunal. Këshilltarët falënderuan z. Rexhepi për kontributin e dhënë në këshillin komunal të Tetovës, ndërsa për këtë i dhuruan edhe një mirënjohje. Ndërkaq, këshilltarja e sapoemëruar u zotua se do të punojë konform të gjitha rregullave ligjore.
Këshilltarët komunal të Tetovës me shumicë votash miratuan Propozim-Vendimin për vendosjen e binjakëzimit bilateral ndërkombëtarë mes komunës së Tetovës me Bashkinë e Elbasanit. Sipas Sadat Halilit pika kyçe e këtij bashkëpunimi është thithja e përbashkët e IPA fondeve. Dy komunat shprehin interes të përbashkët për ndërmarrjen e nismave të përbashkëta që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, trashëgiminë historike dhe shkëmbimin kulturorë dhe burimet natyrore dhe mbrojtje të mjedisit jetësorë.
Gjatë mbledhjes se Këshillit komunal, këshilltarët miratuan Propozim-vendimin për lirim nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për ndërtimin e objekteve fetare te “Eski” Xhamia . Sipas Udhëheqësit të Sektorit për Urbanizëm në komunën e Tetovës, Skender Palloshi, lirimi nga pagesa e taksës ndërtimore kalon edhe nëpër këshillat e komunave tjera, dhe kur është fjala për institucionet shkollore dhe kulturore, ata lirohen nga pagesa për rregullimin e tokës ndërtimore.
Me shumicë votash, këshilltarët miratuan Propozim-Vendimin për nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit mes komunës së Tetovës me partnerin e huaj privat Hinkel International GMBH nga Republika e Gjermanisë.
Kjo marrëveshje paraqet partneritet mes firmës private nga Gjermania dhe komunës së Tetovës për mbledhjen dhe riciklimin e mbeturinave. Komuna e Tetovës sipas marrëveshjes nuk ka asnjë detyrim financiar, por të gjitha i kryen firma private.

Gjatë mbledhjes së Këshillit komunal, këshilltarët miratuan Propozim-Vendimet për ndarje të ndihmave financiare për shoqëritë kulturore dhe personat privat. Kështu, Shoqërive Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” dhe “Sharri Këndon” u janë ndarë mjete në shumë prej 100 mijë denarë. Për organizimin e koncertit në sheshin “Iliria” nga “Promkotor” dhe TV Klan, Këshilli ka ndarë mjete financiare në shumë prej 250 mijë denarë.

Personit Sami Sami Raim i janë ndarë mjete për ndihmë shëndetësore në vlerë prej 300 mijë denarë, ndërsa personit Spiroski Robert i janë ndarë mjete për ndihmë shëndetësore në vlerë prej 180 mijë denarë dhe Shkollës së mesme medicinale “Nikolla Shtejn” i janë ndarë 90 mijë denarë për organizimin e patronatit të shkollës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *