Home / Lajme / Maqedoni / Me frikë dhe stres sigurojnë kafshatën e bukës

Me frikë dhe stres sigurojnë kafshatën e bukës

26 qershor-
Konfederata e Sindikatave të Pavarura ka bërë të ditur se presionet në të shumtën e rasteve bëhen ndaj grave, ndërsa dominon edhe maltretimi seksual. Profesori universitar prof.dr. Lulzim Murtezani ka theksuar se praninë e këtyre dukurive në vendet e punës.
“Këto probleme janë evidente në vendet në tranzicion, siç është Maqedonia, ku punëtori nuk ka siguri dhe në çdo moment mund të ngelet në rrugë, pa asnjë mbrojtje ligjore.

Frika ka humbja e vendit të punës, ulja e rrogës, ofendimet, dënimet, diskriminimet, gjitha këto shkaktojnë stres dhe sëmundje të ndryshme tek të punësuarit, të cilët hezitojnë të paraqesin rastet pranë komisioneve ndëshkimore apo edhe pranë organeve të rendit.
Si pasojë e kësaj, gjithnjë e më tepër të punësuar në Maqedoni kanë probleme gjatë punës dhe se këto probleme i shkaktojnë edhe pasoja shëndetësore. Këto quhen raste të mobingut apo të njohur në gjuhën popullore maltretim psikik dhe imponime tjera në punë.

Gjatë tre muajve të fundit janë paraqitur 2.000 raste të mobingut. Por, nga gjithë këto raste, vetëm pesë prej tyre janë në procedurë të shqyrtimit dhe të zgjidhjes.
Por, për shkak të krizës ekonomike dhe frikës për të mos u humbur vendi i punës, të punësuarit nga sektori privat frikësohen të ankohen.
Konfederata e Sindikatave të Pavarura ka bërë të ditur se presionet në të shumtën e rasteve bëhen ndaj grave, ndërsa dominon edhe maltretimi seksual. Profesori universitar prof.dr. Lulzim Murtezani ka theksuar se praninë e këtyre dukurive në vendet e punës.
“Këto probleme janë evidente në vendet në tranzicion, siç është Maqedonia, ku punëtori nuk ka siguri dhe në çdo moment mund të ngelet në rrugë, pa asnjë mbrojtje ligjore.
Normalisht në këto rrethana kemi edhe shfaqje të depresionit në punë, konfuzion dhe probleme tjera”, ka theksuar Murtezani.
Organizatat sindikaliste kanë kërkuar që punëtorët në të shumtën e rasteve të paraqesin çdo rast të keqpërdorimit të tyre nga ana e punëdhënësit. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *