Home / Sport / Mesi sms Fabregasit: Eja te Barça!

Mesi sms Fabregasit: Eja te Barça!

Një sms për të rindezur një shpresë që duket e shuar. Leo Mesi bën një përpjekje për të bindur mesfushorin spanjoll të veshë fanellën e Barcelonës.

22-vjeçari argjentinas i ka dërguar një mesazh në celular kapitenit të Arsenalit. Të dy kanë luajtur së bashku me ekipin e të rinjve të klubit katalanas dhe aktualisht janë të grumbulluar me kombëtaret përkatëse, Argjentinën dhe Spanjën, në botërorin e Afrikës së Jugut.

Gjithsesi, mbetet për t’u bindur trajneri Arsen Venger, i cili nuk pranon të heqë dorë nga lideri i mesfushës së “Topçinjve”. Ndoshta me një ofertë të parezistueshme francezi mund të dorëzohej. Tashmë kjo i takon presidentit të sapoemëruar të Barcelonës, Sandro Rosell.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *