Home / Sport / MotoGP, Lorenco niset i pari në Silverston

MotoGP, Lorenco niset i pari në Silverston

Piloti i Jamahas regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Britanisë në pistën e Silverstonit.

Spanjolli ndali kronometrin në kohën 2’03.308, duke lënë pas francezin Rendi de Pine me LCR Honda dhe Dani Pedrozën e Andrea Doviciozon me Honda zyrtare. Në vendet 5 dhe 6 u renditën dy motorët Dukati, përkatësisht amerikani Niki Heiden dhe australiani Keisi Stoner.

Nga vendi i shtatë do të niset amerikani Ben Spais me Jamaha, para dy Hondave Gresini të Marko Melandrit dhe Marko Simonçelit. Renditjen e dhjetë të parëve e mbyll amerikani Kolin Eduards me Jamaha, ndërkohë që italiani i Suzukit, Loris Kapirosi, do ta nisë garën e nesërme nga vendi i 14-të.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *