Home / Lajme / Maqedoni / MPB kërkon largimin e truprojës së Gruevskit

MPB kërkon largimin e truprojës së Gruevskit

Shkup 29 Qershor
Për këtë arsye, kontrolla e brendshme pranë MPB-së, do të ngrit procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë deri tek komisioni kompetent, dhe do të kërkojë nga ministria që të largojë personin në fjalë, thuhet në deklaratën e sotme të MPB-së.

Autoritetet nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, thonë se truproja e kryeministrit i cili pati një incident me kameramanin e TV ERA duhet që të largohet nga puna.

Pjesëtari i MPB-së B.V., pa nevojë ka filluar zënkën verbale me kameramanin e TV Era Goran Najdov, dhe me këtë, ka vepruar në kundërshtim Udhëzimin e mënyrës së sjelljes së pjestarëve të policisë, thuhet nga MPB.

Për këtë arsye, kontrolla e brendshme pranë MPB-së, do të ngrit procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë deri tek komisioni kompetent, dhe do të kërkojë nga ministria që të largojë personin në fjalë, thuhet në deklaratën e sotme të MPB-së.

Sipas këtij sektori, B.V. ka vepruar në kundërshtim me parimet themelore për punë, me atë që në komunikim me qytetarë, nuk është sjellur në mënyrë adekuate, të matur, objektive dhe në mënyrë korrekte, si dhe nuk ka respektuar personalitetin, dinjitetin, të drejtat dhe lirinë e qytetarit.

Gjithashtu, personi në fjalë ka rrënuar edhe kredibilitetin e vet policisë së shtetit, thuhet në deklaratën e MPB-së. Në te gjithashtu thuhet se MPB dënon çdo veprim joprofesional të individëve, me të cilën rrënohet imazhi i policisë, dhe në afat sa më të shkurtë, kundër tij do të ndërmerren sanksione nga ana e komisionit kompetent. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *