Home / Sport / MUSTAFI NË SHKËNDIJË

MUSTAFI NË SHKËNDIJË

“Jam shumë i kënaqur për rrikthimin tim në Shkëndijë. Dëshirë imja e kahmotshme ishte që të kthehem në këtë skuadër dhe tani kur kjo gjë u realizua, shpresoj vetëm që të arrijmë rezultate dhe Shkëndijën ta çdojmë në majat e futbollit në Maqedoni”, – deklaroi Nebi Mustafi, pasi nënshkrimit të kontratës me drejtuesit e Shkëndijës.

Shkëndija e Tetovës ka përforcuar rradhët e saja, duke angazhuar mesfushorin Nebi Mustafin. “Kuq e zinjtë” me këtë lëvizje kanë përforcuar dukshëm skuadrën, pasi kualiteti dhe përvoja e Mustafit do të jetë e mirëseardhur për futbollistët e rrinjë dhe pritet që të ngrejë cilësinë në ekip. Bisedimet mes Mustafit dhe drejtuesve të Shkëndijës zgjatën shumë shkurtë, pasi ishte e qartë se të dyja palët kanë disponim pozitiv për të bashkëpunuar, kështu që u morën vesh për bashkëpunim një vjeçar, me hapsirë që të vazhdohet për afat edhe më të gjatë kohor. Për Mustafin, ky është rikthim në taborin e Shkëndijës, pasi ka luajtur në këtë skuadër prej vitit 1996 deri në 1998. Angazhimi i fundit i Mustafit ka qenë në kampionatin finlandez në skuadrën e Mypas, ku shkoi nga ekipi tjetër finlandez Haka. Ai ka luajtur edhe në Ksamaks të Zvicrës, Levadiakos të Greqisë, ndërsa ishte pjesë e gjeneratës së artë të Slloga Jugomagnatit. Nebi Mustafi ka regjistruar disa paraqitje për përfaqësuesen e Maqedonisë, ndërsa rrikthimin në Shkëndijë e kishte paralajmëruar si dëshirë të tij të madhe.
“Jam shumë i kënaqur për rrikthimin tim në Shkëndijë. Dëshirë imja e kahmotshme ishte që të kthehem në këtë skuadër dhe tani kur kjo gjë u realizua, shpresoj vetëm që të arrijmë rezultate dhe Shkëndijën ta çdojmë në majat e futbollit në Maqedoni”, – deklaroi Nebi Mustafi, pasi nënshkrimit të kontratës me drejtuesit e Shkëndijës.
Me Mustafin në skuadër, pritet që Shkëndija në Ligën e Parë të jetë një ndër skuadrat më të forta, duke luftuar për titullin e Kampionit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *