Home / Sport / Mutu humbet apelin, 17 milion euro prë Çelsin

Mutu humbet apelin, 17 milion euro prë Çelsin

Gjykata federale zvicerane ka lënë në fuqi vendimin që e detyron sulmuesin rumun, Adrian Mutu, t’i paguajë Çelsit gjobën prej 17 milion eurosh.

Çështja u pezullua përkohësisht tetorin e kaluar, ndërkohë që gjykata në Zvicër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Përfundimisht, Mutu duhet të paguajë gjobën prej 17173990 eurosh, së cilës i shtohen edhe shpenzimet e gjyqit dhe një interes prej 5 për qind, duke filluar nga 12 shtatori i vitit 2008.

Sulmuesi i Fiorentinës u akuzua nga klubi anglez për përdorim kokaine në vitin 2005, gjatë kohës që futbollisti aktivizohej në radhët e Bluve. Aktualisht Adrian Mutu është duke vuajtur pezullimin për përdorim substancash të ndaluara dhe mund t’i rikthehet fushës në muajin tetor.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *