Home / Sport / Nadal dhe Soderling në finale, Motrat Wiliams fitojnë në dyshe

Nadal dhe Soderling në finale, Motrat Wiliams fitojnë në dyshe

Serena dhe Venus Vilams janë shpallur kampione të Rolan Garrosit në konkurrencën e çiftve në konkurrencën e femrave. Serena dhe Vebus në finale mposhtën me rezultat 2:0 në sete çiftin Katarina Srebotnik/Petra Kvitova. Ndërkohë në finale të Rolan Garosit në konkurencë të meshkujve do të përballen Soderling dhe Nadal.

Robin Soderling dhe Rafael Nadal do të përballen në finalen e turneut të tenisit Rolan Garos. Suedezi, Soderling pas një luftë të madhe, arriti të mundë çekun Tomash Berdih me rezultatin 3:2, në duelin që zgjati tre orë e 47 minuta. Soderling në këtë mënyrë për herë të dytë me rradhë do të luajë në finale të kampionatit që mbahet në Francë. Finalisti i dytë Nadal pa shumë vëshirësi mundi 3:0 austriakun Jyrgen Melzer. Ndërkohë në konkurencë të femrave në çifte, Serena dhe Venus Vilams janë shpallur kampione të Rolan Garrosit, pasi me rezultatin 2:0 mundën dyshen çeke Katarina Srebotnik/Petra Kvitova. Kjo ishte hera e dytë që ato triumfojnë në Rolan Garros. Ato për herë të parë në këtë turne kishin fituar më 1999. Përndryshe, të dyja motrat Viliams e kanë fituar këtë turne në konkurrencën individuale më herët, kurse sivjet, edhe pse ishin favoritë nuk hynë ndër katër më të mirat e këtij turneu.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *