Home / Lajme / Maqedoni / Ndahet nga jeta mjeku Iniz Ajeti

Ndahet nga jeta mjeku Iniz Ajeti

5 qershor-
”Karakteri i tij prej krijuesi të vlerave pozitive profesionale dhe punëtori të palodhshëm erdhi në shprehje gjatë iniciativave të marrura për themelimin e shoqatës së stomatologëve Apollonia dhe shoqërisë stomatologjike shqiptare subjekte këto të cilët e mbajën gjallë stomatologjinë shqiptare në Maqedoni. Ai poashtu edhe një nga shtyllat kryesore të aktivitetit të SHSSH dhe aktivitetit të saj në kuadër të dhomës së stomatologëve në Maqedoni

Familjarë, mjek, stomatolog nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova e gejtiu, janë tubuar të premten në komunën e Tetovës për t`i dhënë lamtumirën e fundit doktor Inisz Ajetit, I cili para dy ditëve humbi jetën gjatë një aksidenti trafiku në Shqipëri, gjatë kthimit për në vendlindje, pasi që kishte rregjistruar temën e doktoraturës. Në mbledhjen komemorative në komunën e Tetovës, referatin kryesor e lexoi përfaqësuesi i stomatologjisë shqiptare Amet Demiri, i cili foli edhe për biografinë e doktor Iniz Ajetit.”Karakteri i tij prej krijuesi të vlerave pozitive profesionale dhe punëtori të palodhshëm erdhi në shprehje gjatë iniciativave të marrura për themelimin e shoqatës së stomatologëve Apollonia dhe shoqërisë stomatologjike shqiptare subjekte këto të cilët e mbajën gjallë stomatologjinë shqiptare në Maqedoni. Ai poashtu edhe një nga shtyllat kryesore të aktivitetit të SHSSH dhe aktivitetit të saj në kuadër të dhomës së stomatologëve në Maqedoni. Nga viti 1997 deri më vitin 2005 në dy mandate ishte nënkryetar ndërsa nga viti 2005 e gjer në momentin e ndarjes nga jeta ishte kryetar i Shoqërisë stomatologjike shqiptare”, tha Demiri.Në emër të asociacioneve universitare nga Shqiptare familjes ngushllime i shprehu Ramazan Isufi, kurse në emër të asociacioneve nga Kosova, fjalë miradie për punën e Iniz Ajetit foli Kujtim Shala.Përfaqësuesi iuniversitetit shtetëror të Tetovës Nevzat Elezi tha se humbja e Ajetit është një humbje e madhe si për familjen poashtu edhe për shoqërinë. Në emër të pushtit vendor familjes ngushllime i shprehu edhe kryetari i komunës Sadi Bexheti, i cili tha se doktor Iniz Ajeti, është shembull se si duhet të punojë një njeri gjatë jetës në aspektin profesional dhe rrugën e tij duhet të gjithë ta ndjekin. Folësit gjatë kësaj mbeldhje komemorative kanë dhënë se shoqëria stomatologjike humbi një njeri të madh dhe të palodhshëm e të përkushtuar në aspektin profesionalNdryshe Iniz Ajeti, u lind në vitin 1963 në fshatin Gajre, ku kreu shkollën fillore dhe atë të mesmen, kurse studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës ku edhe diplomoi në fakultetin e Mjekësisë dega e stomatologjisë. Në 2004 në Universitetin e Shkupit kreu specializimin nga kirurgjia maksilofaciale, ndrësa në po të njejtin universitet edhe magjistroi si magjsitër i parë shqiptarë në këtë lëmi. Në vitin 2010 ai rregjistroi doktoraturën në universitetin e Tiranës, por kjo dëshirë mbeti peng pasi që humbi jetën gjatë një aksidenti rrugor. Varrimi i tij është bërë të premten pas dite

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *