Home / Lajme / Maqedoni / Ndahet nga jeta pishtari i arsimit Efraim Saliu

Ndahet nga jeta pishtari i arsimit Efraim Saliu

5 qershor-
Lajmi për ndarjen fizike nga kjo botë të Efraim Saliut, u përhap gjithkund si rrufe kurse bashkëfshatarët, bashkëveprmitarët, nxënësit e tij nga shumë vise të Pollogut e më gjërë i kishin përgatitur një varrim mashështor. Ai la pas vetes tre djem, Salajdinin, Urimin, Gajurin si dhe vajzat Valdetën, Bukurijën dhe Florën. Ai me veprën e tij vetë e fitoi pavdekësinë dhe amshimin

Urim Hasipi

Tetovë
Jeta shpesh herë tregohet e padrejtë ndaj tyre ata që i duam e që i respektojmë.

Mëngjesi i së premtes do të jetë i kobshëm për mësuesin, prindin dhe edukatorin Efraim Saliu, i cili doli nga shtëpia ashtu siç dilte çdo dite, por rruga atë e çoi drejt vdekjes e jo drejt kthimit në shtëpi, ku e prisje familja, pasi që humbi jetën në një aksident trafiku në rrugën rregjionale Tetovë-Jazhincë.

Mësuesi Efraim Saliu, u lind në Sllatinë, në vitin 1943 në një familje bujare dhe të fisme. Në vendlindje do të kryen shkollimin fillor, kurse të mesmen në normalen në Tetovë, për të vazhduar studimet në Shkup ku edhe i përfundon me mjaft sukses.

Pas studimeve ai do të punon si arsimtar në fshatin Grupçin, e më pas në Tearcë për të vazhduar kontributin e tij 30 vjeçar në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në fshatin e tij të lindjes në Sllatinë.

Efraim Saliu, i takon gjeneratës së arsimtarëve të cilët vite me radhë verpuan në trevën e Pollogut, jo vetëm në shkollimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, por edhe në ngritjen e vetëdijes kombëtare tek popullata.

Ai veproi së bashku me shumë mësues tjerë të këtij fshati në një kohë kur ishte vështirë të veprohej dhe të ushtrohej profesioni i arsimtarit.

Mësuesi Efraim, së bashku me bashkëmendimtarët e tij, trasuan rrugën e formësimit kombëtar për më shumë se 50 vite në një kohë ku natën të vrisnin e ditën të qanin. Megjithatë edhe përkundër vështirësive, ata nuk u thyen fizikisht dhe moralisht, por i bënë ballë stuhive të viteve të ekzodit me qëllim të realizimin të misionit të tyre të shenjtë e ai mision ishte përhapja e dijes ndër njerëzit.

Mësuesi Efraim veproi së bashku me tashmë pishtarët e ndjerë të arsimit Hysny Abdullahun, Sejdi Idrizin, Baki Demirin, Zaim Zaimi, Selman Selmanin e shumë të tjerë, të cilët siguruan vendin e tyre në përjetësi sepse popullit i dhuruan dritën e dijes.

Ata së bashku përmbushën misionin e tyre në këtë jetë dhe gjeneratave të reja u lanë një rrugë të çelur pa gjemba sepse rrugëtimi i tyre ishte me mjaft sakrifica.

Lajmi për ndarjen fizike nga kjo botë të Efraim Saliut, u përhap gjithkund si rrufe kurse bashkëfshatarët, bashkëveprmitarët, nxënësit e tij nga shumë vise të Pollogut e më gjërë i kishin përgatitur një varrim mashështor.

Ai la pas vetes tre djem, Salajdinin, Urimin, Gajurin si dhe vajzat Valdetën, Bukurijën dhe Florën. Ai me veprën e tij vetë e fitoi pavdekësinë dhe amshimin. Tani prehet i qetë afër shokëve të tij, të cilët vite me radhë e mbajtën gjallë arsimin shqip në trevën e Pollogut.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *