Home / Lajme / Rajon / Ndërkombëtarët kundër shkëmbimit të territoreve

Ndërkombëtarët kundër shkëmbimit të territoreve

29 qershor-
“Integriteti territorial i Kosovës është njëra ndër pikat më të rëndësishme të identitetit të shtetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë McGuffie.

Idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nuk e përkrahë as Zyra Ndërkombëtare Civile në vendin tonë.
Në një prononcim për Radio Dukagjinin, zëdhënësi i kësaj zyre, Andy McGuffie, ka thënë se territori dhe sovraniteti, janë pikat më të rëndësishme të identitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
“Integriteti territorial i Kosovës është njëra ndër pikat më të rëndësishme të identitetit të shtetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë McGuffie.
Ndërkaq, ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni, për të njëjtin medium ka pohuar se shkëmbimi i territoreve dhe ndarja janë të rrezikshme.
“Ideja për shkëmbim territoresh apo çfarëdo ndryshimi të kufijve është e rrezikshme dhe duhet trajtuar me shumë, shumë kujdes”, ka thënë Giffoni.
Nga ana tjetër, analisti Belul Beqaj thekson se ideja e shkëmbimit të territoreve hapet çdo herë nga Serbia kur dështon ideja e ndarjes.
Përderisa për Serbinë çështja e statusit të Kosovës ende nuk ka përfunduar, qarkullojnë ide të ndryshme, se cila do të ishte zgjidhja që do i kënaqte të dyja palët. E fundit është ajo për shkëmbim territoresh.

Kufijtë s’mund të ndryshojnë tani për tani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se hapja e çështjes së ndryshimit të kufijve do të thoshte hapje e “Kutisë së Pandorës” që do të dihej se ku nisë, por jo edhe ku përfundon.
Gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Krasniqi ka thënë se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, i shprehur përmes institucioneve të saj dhe se aktualisht çështja e lëvizjes së kufirit nuk mund të jetë temë diskutimi.Kryeparlamentari Krasniqi tha se Kosova fillimisht duhet të vendos marrëdhënie normale me Serbinë me këta kufij që ka.
“Kosova i ka kufijtë e vetë shtetëror, ata kufij janë më të vjetër sesa që është vetë Kosova shtet dhe kërkojmë që të respektohet vullneti i shprehur i institucioneve të Kosovës. Njohja ndërkombëtare që është bërë mbi këta kufij dhe ndoshta në një të ardhme në një përmirësim të marrëdhënieve me Serbinë, mund të bisedohet për çështje të tilla, por konsiderojmë se në këtë kohë hapja e kufijve, ndryshimi i tyre, është një lloj hapje e ‘Kutisë së Pandorës’, e cila mund të dihet ku fillon, por nuk dihet ku përfundon”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se lëvizja e kufijve nuk është interesi as i rajonit as i Kosovës, as i përpjekjeve të vendeve dhe popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Sulmohet ministri Enver Hoxhaj

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj është sulmuar fizikisht të martën afër ndërtesës së re të Qeverisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe kjo është konfirmuar edhe nga zyrtarë të Ministrisë dhe nga Policia e Kosovës.
Policia ka arrestuar personin e dyshimtë për këtë incident, por ende nuk dihen motivet e këtij sulmi ndaj ministrit Hoxhaj. /Koha/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *