Home / Lajme / Maqedoni / Në lagjen Çento një taksist është qëlluar nga udhëtarët

Në lagjen Çento një taksist është qëlluar nga udhëtarët

11 qershor-
Siç kumtoi MPB-ja, incidenti ka ndodhur kur dy udhëtarë, burrë dhe grua kanë hipur në taksinë e L.P. (56) nga kompania “Ekspres” në rrugën “Bllagoja Stefkovski” para kinemasë Maxhari. Kur kanë arritur në rrugën “Brigadat e Moravës jugore” në lagjen “Metodia Andonov-Çento”, burri i ka drejtuar armën vozitësit dhe i ka kërkuar para.

Një vozitës taksie është plagosur mbrëmë në Shkup rreth orës 23 nga udhëtarët të cilët i ka vozitur.

Siç kumtoi MPB-ja, incidenti ka ndodhur kur dy udhëtarë, burrë dhe grua kanë hipur në taksinë e L.P. (56) nga kompania “Ekspres” në rrugën “Bllagoja Stefkovski” para kinemasë Maxhari. Kur kanë arritur në rrugën “Brigadat e Moravës jugore” në lagjen “Metodia Andonov-Çento”, burri i ka drejtuar armën vozitësit dhe i ka kërkuar para.

Taksisti është mbrojtur se nuk ka para, me ç’rast udhëtari ka gjuajtur një plumb në drejtim të tij dhe i ka shkaktuar lëndim në pjesën e faqes. Dy udhëtarët pastaj kanë ikur, ndërsa vozitësit së taksisë i është ofruar ndihmë nga kalimtarët e rastit. Ai është transferuar në Qendrën urgjente ku është ndalur për mjekim.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e incidentit dhe po punon në pastrimin e rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *