Home / Sport / Nëse s’plotësoni këto kushte, nuk mund të hyni në stadium

Nëse s’plotësoni këto kushte, nuk mund të hyni në stadium

FIFA ka përcaktuar 20 gjërat që tifozët nuk mund të bëjnë brenda në stadium, duke vendosur në 10 impiantet e Botërorit tabela të mëdha, që shpjegojnë se çfarë është e ndaluar dhe çfarë jo.

Në fakt, bëhet fjalë për një sjellje më shumë se të çuditshme dhe që konfirmon se institucioni qendror i futbollit botëror synon më shumë paratë sesa spektaklin që krijohet në një Kupë Bote. Për shembull, ndalohen të futen trombat e zhurmshme, por jo vuvuzelat, ndërsa sende të tjera të ndaluara janë karficat e femrave dhe çadrat.

Në vend të parë të listës së FIFA-s qëndrojnë armët, më pas shishet, në vend të trete regjistruesit dhe telekamerat, në vend të katërt alkooli dhe droga, në vend të pestë bluzat me mbishkrime raciste. Një tjetër gjë e ndaluar është të futesh në fushë gjatë ndeshjes, ndërkohë që në vend të shtatë FIFA klasifikon ndalimin e futjes në stadium të flamujve më të mëdhenj se 2 metra me 1.5.

Vendi i tetë u shkon materialeve publicitare, ndërsa në të nëntin vijnë çadrat, që njerëzit nuk mund t’i marrin në stadium. Po ashtu, ndalohen kaskat e motoçiklistëve si edhe paninet. Ndalohet gjithashtu futja në stadium e sendeve të mbushura me gaz, si edhe shashkat.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *