Home / Sport / Nexhat Shabani trajner i ri i Renovës

Nexhat Shabani trajner i ri i Renovës

Nexhat Shabani është trajner i ri i Renovës, pasi bisedimit e tij me drejtuesit e skuadrës “bardhë e kaltërt” përfunduan me sukses mbrëmjen e të mërkurës. Ai në këtë post zëvendëson Vllatko Kostovin, i cili drejtoi skuadrën drejt titullit historik, Kampion të Maqedonisë në futboll, për sezonin 2009/2010. Ndërkohë pardej Renova startoi me përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa seancën e parë e drejtoi Bujar Islami me assistencë të Samet Zejnelit dhe Faruk Jonuzit.

Kampionët e ri të Maqedonisë, Klubi i Futbollit Renova më në fund startoi me përgatitjet për sezonin e ri, dhe për pjesëmarjen në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Në grumbullimin e parë skuadra nuk kishet trajner, pasi drejtuesit ende nuk kishin arritur marëveshje për një gjë të tillë, ndërsa Vllatko Kostov nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashjët për vazhdimin e bashkëpunimit. Ekipin në stërvitjen e parë e drejtoi ndihmës trajneri Bujar Islami, me assistencë të Samet Zejnelit dhe Faruk Jonuz. Të gjithë futbollistët ishin të pranishëm, përveç Goce Tolevskit dhe portierit Lubo Kovaçeviç, të cilët sipas kryesisë së klubit, do t’i bashkangjiten ekipit me vonesë. Megjithatë sipas asaj që kuptojmë disa futbollistëve u ka skaduar kontrata dhe mbetet që ditët e ardhshme të vendosin për vazhdimin e qëndrimit tek Renova. Drejtuesit e Renovës paraprakisht njoftuan se pasi të vendosin për trajnerin e ri, në bashkunim me atë do të vendosin për përforcimet si dhe për futbollistët që do të largohen nga ekipi. Megjithatë në orët e vona të të mërkurës, kryesia e skuadrës nga Xhepcishti arriti marëveshje me Nexhat Shabanin, i cili është trajner i ri i Renovës, duke zëvendësuar në këtë post Vllatko Kostovin. Shabani edhe më herët ka qenë trajner i Renovës, në kohën kur skuadra garonte në Ligën e Dytë, më pas drejtoi Bashkimin e Kumanovës, ndërsa së fundmi ishte drejtor i Slloga Jugomagnatit, skuadër kjo që për momentin nuk garon në asnjë rang. Oferta e Renovës, sigurisht që i konvenoi, mirëpo ai para vetes do të ketë detyrë të vështirë, pasi ekipin e mer si kampion, ndërsa së shpejti do të marrin pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
“Jam i kënaqur me marëveshjen që arritëm me drejtuesit e Renovës. Bisedat që kishim përfunduan me sukses, duke arritur marëveshje një vjecare. Dje ( të ejnten ) kisha njoftimin e parë me futbollistët, kur realizuam seancën e parë stërvitore edhe pse me pjedën më të madhe të tyre njihem mirë. Megjithatë pas disa ditëve të para filestare, së bashku me drejtorin sportiv do të vendosim për përforcimet dhe futbollistët që do të duhet të largohen”, – deklaroi Nexhat Shabani, për herë të parë si trajner i ri i Renovës. Ai më pas foli edhe për ambiciet e Renovës, për sezonin e ri: “Sigurisht që ambicet e Renovës janë të mëdha. Bëhet fjalë për kampionët fundit të Maqedonisë, prandaj edhe këtë sezon do të kërkohet plsaman sa më i lartë. Duhet të përgatitemi mirë, me qëllim që me sukses të prezentohemi në kualifikimet për Ligën e Kampionëve”.
Shabani të ejnten startoi me punën e tij të re dhe së shpejti pritet të vijnë ndryshimet e para në fondin e futbollistëve. Dihet se një pjesë të tyre u ka skaduar kontrata dhe mbetet të shihet nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin e Renovën. Shabani gjithashtu në bashkëpunim me drejtorin sportiv Lirim Sahiti do të vendosin edhe për bashkëpuntorët e tij më të afërt në stafin teknik.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *