Home / Sport / Optimizmi i Maradonës: Do bëjmë një Botëror të madh

Optimizmi i Maradonës: Do bëjmë një Botëror të madh

Numri një i kombëtares së Argjentinës ka “blinduar” skuadrën dhe ka vendosur të mos zhvillojë asnjë miqësore deri në fillimin e Kupës së Botës.

Ish-“djaloshi i artë” ka vlerësuar përqëndrimin që po tregon grupi i futbollistëve gjatë këtyre ditëve. Sipas tij, kjo është një shenjë pozitive. “Po stërviten në qetësi dhe janë të përqëndruar. E rëndësishme është të formojmë shpirtin e grupit dhe mendoj se të gjithë futbollistët e kanë kuptuar këtë. Jam i bindur që do të zhvillojmë një Botëror fantastik, sepse i kemi të gjitha mundësitë”, tha 49-vjeçari.

Pas disa ditësh izolimi nga sytë e medias, më në fund Maradona ka hapur dyert. “Presioni i madh po na merrte frymën. Prandaj, së bashku me trajnerin, menduam të izolohemi. Për t’u përqendruar. Po marrim kohën dhe hapësirën e nevojshme për të përgatitur më të mirën”, pohoi kapiteni bardhekaltër, Havier Maskerano.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *