Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Me ribalancin r buxhetit nuk do të ndalet asnjë prej projekteve të mëdha në Ministri

Osmani: Me ribalancin r buxhetit nuk do të ndalet asnjë prej projekteve të mëdha në Ministri

14 qershor-
I pyetur se cilat projekte do të stagnojnë në Ministrinë e Shëndetësisë me ribalancin e buxhetit Osmani tha se nuk do të ndërpritet asnjë prej projekteve të mëdha. “Për momentin po zhvillohen projektet më të mëdha në shëndetësi, si rikonstruimi i spitaleve dhe furnizimi i pajisjeve. Të gjitha projektet janë në vijim, ndërsa obligimet tona ndaj furnizuesve do të marrin dinamikë të re për shkak të ribalancit, por kjo nuk do të thotë se punët do të stagnojnë”; tha Osmani.

Me ribalancin e buxhetit nuk do të ndërpritet asnjë prej projekteve të mëdha në Ministrinë e Shëndetësisë, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani në ISHP Enti republikan për transfuziologji-Shkup, ku u dorëzuar në përdorim hapësirë e dedikuar për lloje të posaçme të donimit të gjakut.

I pyetur se cilat projekte do të stagnojnë në Ministrinë e Shëndetësisë me ribalancin e buxhetit Osmani tha se nuk do të ndërpritet asnjë prej projekteve të mëdha. “Për momentin po zhvillohen projektet më të mëdha në shëndetësi, si rikonstruimi i spitaleve dhe furnizimi i pajisjeve. Të gjitha projektet janë në vijim, ndërsa obligimet tona ndaj furnizuesve do të marrin dinamikë të re për shkak të ribalancit, por kjo nuk do të thotë se punët do të stagnojnë”; tha Osmani.

Ai shpjegoi se rikonstruimi i spitaleve është nga mjete nga kredi dhe se ato nuk janë mjesë e mjeteve buxhetore dhe nuk janë lëndë e ribalancit. “Pajisja mjekësore ka dinamikë të caktuar dhe këtu ka mjete të mjaftueshme në buxhet, ndërsa kjo i dedikohet edhe kartelës shëndetësore elektronike”, tha Osmani.

Në pyetjen e gazetarëve se si do ta komentojë deklaratën e Fondit për sigurim shëndetësor se për shkak të politikës së Gruevskit në spitale ka infeksione, se nuk ka medikamente të mjaftueshme, të holla dhe se shëndetësia po fundoset, Osmani tha se nuk mund të komentojë qëndrime personale të nëpunësve të cilët, siç tha, nuk janë të punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ata janë nëpunës në institucione tjera dhe kemi gjëra më shoqërore në sistem se sa të komentoj qëndrime personale”, tha smani dhe shtoi se ato janë qëndrime personale të nëpunësve të caktuar”.

Në pyetjen se pse kur nevojitet gjak për pacient spitalor çdo herë insistohet që familja të kërkojë gjak nëpër kanale të ndryshme, Risto Dukovski, drejtor i ISHP Enti republika për transfuziologji-Shkup tha se në vitin 2008 dhe 2009ka pasur më shumë se 20.000 njësi gjaku.

“Ne në kohë i realizojnë të gjtiha kërkesat me gjak. Familjet të cilat vinë të dhurojnë gjak zakonisht i kthejmë. Këto janë momente kur të afërmit e tyre kanë nevojë, dhe ne përpiqemi që në atë moment të mos dhurojnë por të kënaqen nga nevojat. Periudhën e kaluar kishim sasi të mjaftueshme të realizohen nevojat”, tha Dukovski.

I pyetur se sa është borxhi ndaj furnizuesve, AvniIsmaili, drejtor ekonomist në ISHP Enti republikan për transfuziologji-Shkup tha se shuma e saktë e borxheve nuk mund të kumtohet për shkak se po përpunohen të gjitha të dhënat dhe raportet nga spitalet tjera jashtë Shkupit.

Ai shpjegoi se pasi që do të përfundojnë të gjtiha përllogaritjet nga spitalet, ata menjëherë do t’i dërgojnë deri te Fondi dhe Fondi do t’ua transferojë të hollat që t’i zvogëlojnë borxhet ndaj furnizuesve. “Thuajse një e treta e këtyre borxheve janë paguar, nga kuartali i parë. Aq sa janë përpunuar të dhënat”, tha Ismaili dhe shtoi se prej klinikave më shumë borxhe kanë Klinika për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv dhe Klinika për kirurgji digjestive

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *