Home / Sport / Ozil kërkohet nga shumë skuadra

Ozil kërkohet nga shumë skuadra

Ozil ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Werderin dhe është duke u kërkuar edhe nga klube si Arsenal, Liverpool dhe Manchester City.

Përderisa zhvillohet Kampionati botëror në Afrikën e Jugut, shumë skuadra të njohura të futbollit në Evropë mendjen e kanë si të përforcohen për garat e kupave evropiane si dhe kampionatet shtetërore. Real Madridi, Manchester Unitedi, Chelsea, Arsenali, Barcelona, Interi, Milani e shumë skuadra të njohura hulumtojnë më të madhe tregun dhe synojnë që të sjellin përforcime. Secila me angazhuese se tjera për të përfituar në treg, por cila do të ia dalë më shumë dhe më pak do të shihet në afatin kalimtar veror. Barcelona, kampion i Spanjës dhe i botës për klube, në planet e saja ka futbollistin agil te Werder Bremenit, Mesut Ozil. Gazetat spanjolle shkruajnë se Ozil është afër marrëveshjes me klubin katalunas, por janë edhe disa procedura teknike. Ozil ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Werderin dhe është duke u kërkuar edhe nga klube si Arsenal, Liverpool dhe Manchester City. Ozil vlerëson të gjitha ofertat një nga një dhe së fundit do të vendosë për të ardhmen e tij. Megjithatë, “Itasportpress.it” shkruan se i riu ka thënë se ambicie e tij është të luajë në Barcelona dhe me superyllin Lionel Messi. Edhe Barcelona është e interesuar të ketë në mesin e vet një futbollist të kalibrit si Ozil, por do të realizojë këtë transfer apo jo mbetet çështje kohe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *