Home / Sport / Paqe mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës

Paqe mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës

Ka përfunduar pa fitues sfida e parë e Kupës së Botës “Afrika e Jugut 2010”. Ndeshja mes vendasve dhe Meksikës u mbyll në barazim 1-1.

Meksikanët ishin dominues në 45 minutat e para, por pa arritur të shfrytëzojnë rastet e krijuara. Pjesa e dytë kishte një panoramë krejt tjetër, ku skuadra e Parreirës kontrolloi lojën dhe kaloi përpara me anë të Çabalalës në minutën e 55-të.

Ekipi i drejtuar nga Havier Agirre barazoi shifrat 11 minuta para fundit me mbrojtësin e Barcelonës, Rafael Markez. Fati ishte me meksikanët në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur topi i goditur nga sulmuesi Mphela, u ndal nga shtylla. Në orën 20:45 do të luhet përballja e dytë e grupit A, ajo midis Uruguajit dhe Francës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *