Home / Sport / Paraqitja e dobët e Francës, Zidan kritikon trajnerin

Paraqitja e dobët e Francës, Zidan kritikon trajnerin

Barazimi pa gola dhe mbi të gjitha loja e dobët me Uruguajin nuk i ka lënë shije të mirë ish-kapitenit të Francës, Zinedin Zidan.

Sipas ish-yllit të trikolorëve, një pjesë e mirë e përgjegjësisë bie mbi trajnerin Rajmond Domenek. “Nuk i ka zgjedhur siç duhet lojtarët. Ekipi duhet të bazohet te loja e grupit dhe nëse kjo nuk ndodh, përgjegjës është trajneri. Ai komandon”, pohoi Zizu në një intervistë për televizionin francez “Canal +”.

Gjithashtu, kampioni i botës me Francën në vitin 1998, ua hoqi përgjegjësinë futbollistëve. “Në ndeshjen me Uruguajin pashë vetëm aksione individuale, kur e dimë që në skuadër duhet të mbizotërojë loja në grup”, shtoi Zidan.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *