Home / Sport / Pas ndeshjes Uruguaji-Francë

Pas ndeshjes Uruguaji-Francë

Përzgjedhësi i Francës, Raymond Domenech, jo edhe gjithaq i kënaqur me barazimin në hapje me Uruguain, ndërsa futbollisti i kombëtares së Uruguait, Forlan, ka thënë në konferencë me gazetarë se është një barazim me shumë vlera dhe mjaft i qëlluar.

Përzgjedhësi i Francës, Raymond Domenech, jo edhe gjithaq i kënaqur me barazimin në hapje me Uruguain. “është shumë zhgënjyese kur bën presion gjatë tërë lojës dhe nuk arrin të shënosh. Ishte një rezultat 0:0 i bukur, por më shumë do të më pelqente 1:0. Megjithatë, futbollistët e mi dhanë atomin në fushë, por me gjithë atë presion nuk patën sukses që të shënojnë gol”, tha në konferencë me gazetarë, Raymond Domenech, përzgjedhës i Francës. Domenech tash mendon për ndeshjen e radhës që do të jetë mjaft e vështirë në përballje me Meksikën mjaft të fuqishme.
Ndërkohë futbollisti i kombëtares së Uruguait, Forlan, ka thënë në konferencë me gazetarë se është një barazim me shumë vlera dhe mjaft i qëlluar. “Kishim probleme në organizimin e lojës, por në fund rezultati baras është shumë i drejtë”, tha Forlan. Sipas Forlanit, dëshmuan lojë të mirë dhe patën edhe rastet e veta gjatë kësja ndeshje. Në ndeshjen e ardhshme Uruguai takohet me Afrikën mikpritëse, por të bindur janë se do të nxjerrin rezultat pozitiv,] kështu të paktën mendon Forlan.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *