Home / Lajme / Maqedoni / PDSH posedon dëshmi për incidentin gjatë faljes së namazit te xhumasë në Jahja Pasha

PDSH posedon dëshmi për incidentin gjatë faljes së namazit te xhumasë në Jahja Pasha

30 qershor-

“Në materialin filmik shihet se si hordhitë dhe bandat kriminele të Izet Mexhitit, të cilët tashmë një kohë të gjatë terrorizojnë shqiptarët e Shkupit së bashku me mbeturinën e shërbimit sekret, satrapin e shejtanin Ramadan Ramadani i veshur si hoxhe, përndryshe vëllau i Sasho Ordanovskit, sulmon xhematin në xhaminë “Isa Beg” në Shkup”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.

Partia Demokratike Shqiptare përmes një komunikate për media bëri të ditur se posedon një material për incidentin në xhaminë e Jahja Pashës, i cili ndodhi ditë më parë, ku pati përleshje mes përfaqësuesve të BFIM-së, dhe Ramadan Ramadanit, imam ky i cili ishte suspenduar nga kjo e fundit.

“Në materialin filmik shihet se si hordhitë dhe bandat kriminele të Izet Mexhitit, të cilët tashmë një kohë të gjatë terrorizojnë shqiptarët e Shkupit së bashku me mbeturinën e shërbimit sekret, satrapin e shejtanin Ramadan Ramadani i veshur si hoxhe, përndryshe vëllau i Sasho Ordanovskit, sulmon xhematin në xhaminë “Isa Beg” në Shkup”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.

Këtë incizim PDSH-ja thotë se do të ua dorëzoje Ambasadës së SHBA, zyres së BE, të gjith ambasadorëve të akredituar në Shkup si dhe dhuratë Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila nëse nuk ndërmerë masa do ta llogarisim jo vetëm si nxitëse por edhe si bashkëpjesmarrëse në këtë terror ndaj shqiptarëve.

Kjo parti vlerëson se të gjith shqiptarët në Maqedoni me të drejtë ndjehen të rrezikuar nga bandat kriminele të BDI të ndihmuar nga shërbimi sekret maqedoni,të cilët edhe fizikisht i sulmojnë ata.
Lideri i PDSH-së, z.Menduh Thaçi disa herë ka bë me dije se kush janë këta elemente te rrezikshme për shoqerinë shqiptare , tashmë opinioni nga këto incizime mund ti shoh edhe vetë se si hordhitë dhe banda kriminale e BDI-së e udhehequr nga Ramadan Ramadani, ushtrojnë dhunë e terror brenda në xhami”, deklaroi Aliu gjatë një pres konference me gazetarë të mërkurën në Tetovë.
Sipas tij, pjesëmarrës në këtë incident janë “Ramadan Ramadani dihet më kush është, Kan Metushi i akuzuar për vrasje, Fevzi Mani nëndrejtor i Agjencionit për Rini e Sport, Besnik i punësuar në Agjencionin për Rini e Sport, Isen Ameti person me dosje kriminale ish kryetar i komisionit zgjedhor studentor në Universitetin “Kiril dhe Metodi”, Enver Hoti, Harun Alimi , Sabahudini, si persona te njohur problematikë. Aliu, tha se të gjithë këta janë anëtarë të shoqatës për sigurim “Shpata” përndryshe dora e zgjatur e krimit që reketon,dhunon e kërcnon shqiptarët dhe biznesin e tyre.
“Kjo bandë kriminale e BDI-së e udhëhequr nga Ramadan Ramadani, në mes të xhumasë me kërcnime shkelma e grushta largojnë nga xhamija, Ibrahim Shabani myfti i Shkupit, Afrim Tahiri sekretar i Bashkësise së Fesë Islame në Maqedoni dhe Skender Buzaku zëdhënës i Bashkësisë së Fesë Islame në Maqedoni. Në mesin e atyre që hanë dajak nga këto banda kriminele të BDI në xhami është edhe ish deputeti rrugaç Eshtref Aliu “pobratim” i Gligorovit që leh si qen nëpër rrugë e han dajak si gomar në xhami nga miqtë e tij të bandës së BDI.Ky krim, ky terror që ushtrojnë kriminelët e Izet Mexhitit madje brenda në xhami nuk mbahet mend jo vetëm në këto anë por edhe më gjërë”, shtoi më tej Aliu.
PDSH-ja, tha më tej Aliu, pyet publikisht se kush ia kë dhënë liçencën për punë kësaj shoqate për sigurim “shpata”, përndryshe organizate kriminale që reketon, kërcnon e dhunon shqiptarët në Shkup, pse heshtet dhe mbyllen sytë para këtij krimi, pse Bashkësia e Fesë Islame në Maqedoni, jo vetëm që hesht por edhe nuk ndërrmer asgjë për denoncimin dhe parandalimin e këtij krimi dhe pse organet e Punëve të Brendshme të Maqedonisë nuk ndërmarin asgjë për të parandaluar këtë terror të hordhive të BDI madje edhe nëpër xhamia.

“Të gjith shqiptarët në Maqedoni me të drejtë ndjehen të rrezikuar nga bandat kriminele të BDI të ndihmuar nga shërbimi sekret maqedoni,të cilët edhe fizikisht i sulmojnë ata.PDSH-ja në mënyrë energjike ,kurdoherë dhe kudo do ti luftoje këta fëlliqësira të shërbimeve sekrete policore të veshur me petkun e BDI-së. Këtë incizim PDSH-ja do të ua dorëzoje Ambasadës së SHBA, zyres së BE, të gjith ambasadorëve të akredituar në Shkup si dhe dhuratë Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila nëse nuk ndërmerë masa do ta llogarisim jo vetëm si nxitëse por edhe si bashkëpjesmarrëse në këtë terror ndaj shqiptarëve”, theksoi në pres konferencën me gazetarë Imer Aliu, anëtar i kryesisë qendrore të PDSH-së.

PDSH kritokon e disa televizione të cilat nuk e kanë publikuar këtë video material, për të zbardhur të vërtetën në incidentin në xhaminë e Jahja Pashës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *