Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Kjo qeveria eshte anti evropiane

PDSH:Kjo qeveria eshte anti evropiane

21 qershor-
Kryeministri Gruevski me kokëfortësi e toleron situatën e moszgjidhjes së problemit lidhur me emrin, megjithëse ai dhe të gjithë të tjerët e dinë se kushti kryesor i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe UE është pikërisht kompromisi i zgjidhjes së emrit. BDI-ja, si partnere vasale e këtij koalicioni, nga mungesa e kapacitetit që të ndikojë te partneri i koalicionit për tejkalimin e kësaj situate, heshturazi pranon cdo diktat që ia imponon Gruevski, konform interesave të VMRO-DPMNE-së.”, shtoi më tej zëdhënësja e PDSH.

Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se situata politike, ekonomike dhe kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë kurrë nuk ka qenë më e rëndë se tani.

Kryesia qendrore e PDSH-së në përbërje të zgjeruar, bashkë me kryetarët e degëve, në mbledhjen e mbajtur më date 20 qershor 2010, mes tjerash bënë të ditur se ka shqyrtuar dhe situatën politike pas 17 qershorit, datë kjo kur Maqedonia duhej të marrë pëlqim për hapjen e negociatave për anëtarësim në UE.

“Kryesia qendrore e PDSH-së rikonfirmoi qëndrimet paraprake të Partisë, se kjo politikë qeverisëse nuk tregon qasje serioze dhe nuk është e angazhuar në integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.Retorika e Qeverisë aktuale ka lajtmotiv të rrejshëm, sepse propagon integrimin në kuadër të një Qeverie që zhvillon politikën anti-integruese”, deklaroi zëdhënsja e PDSH-së, Rudina Shaqiri.

PDSH apelonë bashkësinë ndërkombëtare që të ndërrojë qasjen ndaj kësaj Qeverie, e cila për shkak të politikës së saj të rrejshme meriton të ndëshkohet.

“Politka e rrejshme e Qeverisë dëshmohet katërcipërisht në të gjitha dimensionet: bllokimi i procesit eurointegrues, keqësimi i marrëdhënieve ndëretnike, kriza ekonomike etj”, theksoi ajo.

Sipas PDSH-së, motoja e Qeverisë tashmë është pozicionuar në segmentin e shantazhit të cdo gjëje: rrefuzohen në mënyrë arrogante të gjitha sugjerimet e atyre faktorëve që ia duan të mirën Maqedonisë. E gjithë kjo buron nga paaftësia e kësaj Qeverie që ta kuptojë seriozitetin e situatës, që tash për tash shfaqet në segmentin që ndërlidhet me emrin e Maqedonisë.

“Kryeministri Gruevski me kokëfortësi e toleron situatën e moszgjidhjes së problemit lidhur me emrin, megjithëse ai dhe të gjithë të tjerët e dinë se kushti kryesor i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe UE është pikërisht kompromisi i zgjidhjes së emrit. BDI-ja, si partnere vasale e këtij koalicioni, nga mungesa e kapacitetit që të ndikojë te partneri i koalicionit për tejkalimin e kësaj situate, heshturazi pranon cdo diktat që ia imponon Gruevski, konform interesave të VMRO-DPMNE-së.”, shtoi më tej zëdhënësja e PDSH.

Kjo parti vlerëson se situata politke, ekonomike dhe kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë kurrë nuk ka qenë më e rëndë se tani.

“Populli shqiptar është tejet i zgënjyer për shkak të inferioritetit të Ali Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij, si ndaj cështjes së integrimit të Maqedonisë në NATO dhe UE, ashtu edhe ndaj zgjidhjes së statusit të shqiptarëve në Maqedoni.Kryesia qendrore e PDSH-së angazhohet për tejkalimin e kësaj situate përmes mbështetjes së fuqishme te propozim-marrëveshjes së re politike, nga ana e populates dhe subjekteve të ndryshme relevante”, theksoi në fund Rudina.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *