Home / Lajme / Rajon / PE: Serbia të jetë pragmatike lidhur me Kosovën

PE: Serbia të jetë pragmatike lidhur me Kosovën

23 qershor-
Ky këshill, për të parën herë, e ka miratuar amendamentin, në të cilin thuhet se “do ta kishte përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”. Këtë amendament, që u miratua me 31 vota për dhe 27 kundër, e propozoi deputetja nga Belgjika, Annemie Neyts-Uyttebroeck.

Parlamenti Evropian (PE) konsideron se Serbia duhet “të veprojë në mënyrë pragmtike ndaj statusit të Kosovës”, megjithëqë e kupton se “pranimi i Kosovës tash për tash nuk është mundësi e pranuar politike për udhëheqjen në Beograd”, theksohet pos tjerash, në tekstin e rezolutës, të cilën e ka miratuar Këshilli i Politikës së Jashtme i Parlamentit Evropian, në Bruksel.

Ky këshill, për të parën herë, e ka miratuar amendamentin, në të cilin thuhet se “do ta kishte përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”. Këtë amendament, që u miratua me 31 vota për dhe 27 kundër, e propozoi deputetja nga Belgjika, Annemie Neyts-Uyttebroeck.

Është miratuar edhe plotësimi i rezolutës, ku thuhet se “merret në dijeni se shumica e fqinjëve e kanë pranuar Kosovën”.

Deputetja austriake, Ulrike Lunacek, këtë e cilësoi, në masë të caktuar, si njohje të pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. /rel/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *