Home / Sport / Penalltitë i japin Paraguajit çerekfinalen

Penalltitë i japin Paraguajit çerekfinalen

Amerikanojugorët kanë siguruar biletën e çerekfinales së botërorit, pasi mundën 5-3 me penallti Japoninë. Koha e rregullt kishte përfunduar 0-0.

Kjo përballje ishte historike për të dyja kombëtaret, pasi secila prej tyre do të “prekte” për të parën herë çerekfinalen e një botërori. Fati u ka buzëqeshur paraguajianëve, të cilët vazhdojnë për më tej dhe në mbrëmje do të mësojnë kundërshtarin që do të përcaktohet nga përballja mes Spanjës dhe Portugalisë.

90 minutat në “Loftus Versfeld Stadium” të Pretorias nuk dhanë asnjë gol, megjithë rastet e krijuara në portat respektive. Edhe 30 minutat e shtesës përfunduan me rrjeta të paprekura, ndërkohë që nga pika e bardhë mbrojtësi Komano u tregua i pasaktë. Rezultati 5-3 pas penalltive i jep të drejtën skuadrës së Gerardo Martinos të vazhdojë më tej ëndrrën afrikanojugore.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *