Home / Sport / Për Hollandën mendon Shnajderi

Për Hollandën mendon Shnajderi

Fitorja 1-0 me Japoninë, e dytë në grupin E, i afron “Tulipanët” shumë pranë kualifikimit në 1/8-at e kampionatit botëror.

Pas suksesit 2-0 në sfidën e parë kundër Danimarkës, skuadra e Van Marvijk bëri të njëjtën gjë edhe kundër Japonisë. 1-0 ishte rezultati përfundimtar i përballjes së luajtur në Durban, ndeshje e cila kishte dy fytyra.
Në pjesën e parë u pa një lojë e ngathët, e lexueshme dhe pa raste nga të dyja skuadrat. Krejt e kundërt ishte panorama në 45 minutat e dyta, ku ritmi i lojës ishte i lartë dhe rastet e pastra nuk munguan në portat respektive.

Goli-kualifikim për portokallinjtë erdhi në minutën e 53-të nga Uezli Shnajder, i cili, i ndihmuar nga gafa e portierit Kauashima, dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të fortë nga kufijtë e zonës. Me këtë fitore “Tulipanët” kanë hedhur një hap të sigurt drejt kalimit të grupit dhe sot presin të qetë sfidën mes Danimarkës dhe Kamerunit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *