Home / Lajme / Maqedoni / Përgaditet opinioni për dështimin në Bruksel

Përgaditet opinioni për dështimin në Bruksel

7 qershor-
Zëvendëskryeministri për evrointegrime, Vasko Naumovski sot ka theksuar se nuk është habi që për shkak të kontestit të emrit, Maqedonia nuk do të përfitojë datën për negociata me BE-në.

Presim që Këshilli i ministrave të BE-së të marrë vendim më parimor i cili do të bazohet në arritjet konkurrente. Duke pasur parasysh përvojat e deritanishme nuk do të jetë befasi përderisa edhe këtë herë për shkak të një çështje bilaterale ky vendim nuk mirret me koncensus, deklaroi zëvendëskryeministri i caktuar për çështje evropiane Vasko Naumovski lidhur me mundësitë për marrjen e datës për fillimin e negociatave për hyrje në BE në takimin final të Këshillit, para përfundimit zyrtar të presidencës spanjolle me BE.

Naumovski sot kishte takim me ministrin italian të Politikave Evropiane, Andrea Ronki, i cili tha se bëhet fjalë konkretisht për marrjen e datës për negociata për Maqdoninë. Ronki, në konferencën e shtypit pas takimit, theksoi në mbështetjen e këtij vendi miqësor, një nga themelueset e BE-së dhe ia jep Maqedonisë në procesin e eurointegrimit.

“Marrëdhëniet bilaterale janë të shkëlqyeshme jo vetëm në fushën e drejtësisë, por edhe në bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik. Dëshiroj në kohë më të shkurtë të zgjidhet problemi me emrin dhe sa më shpejtë që është e mundur Maqedonia të hyjë në BE. Edhe kjo vizitë ishte në drejtim të konfimimit të marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve tona”, deklaroi ministri italian. Intesifikimi i takimeve mes përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë dhe Greqisë, sipas tij, është shumë i rëndësishëm në raport, jo siç tha, heshtja që zgjati vite të gjata. “Kjo na jep të drejtë dhe shpresë të besojmë në zgjidhjen pozitive në të ardhmen”, deklaroi Ronki.

Naumovski deklaroi se në takim ishte konfirmuar bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve. “Qeveria në Itali shikon mik të sinqertë, dhe jemi të sigurtë se në të ardhmen do të vazhdojë të na përkrahë”, theksoi zëvendëskryeministri. Maqedonia dhe Italia bashkëpunojnë në fushën e gjyqësisë, ekonomisë, krimit të organizuar, sektorë në të cilët autoritetet e Maqedonisë zbatojnë reforma si pjesë nga procesi eurointegrues.

Për atë se a do të jetë pozitiv raporti i ri i KE-së për Maqedoninë në pjesën e kritereve politike, Naumovski theksoi në deklaratën e përbashkët të Qeverisë dhe KE-së në të cilën qartë përshëndetet përparimi që është arritur në reforma. “Do të vazhdojmë me të gjitha proceset reformuese me qëllim të plotësojmë sa më shumë pjesë që është e mundur nga kriteret për anëtarësim madje para fillimit zyrtar të tyre”, tha zëvendëskryeministri i caktuar për çështje evropiane. Ronki thotë se kjo është çështje e brendshme, por se hapat që i bën Qeveria e Maqedonisë janë shumë të rëndësishme

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *