Home / Sport / Përkrahje juniorëve të KF “Shkëndija”

Përkrahje juniorëve të KF “Shkëndija”

30 qershor-
“Kisha rastin që sot të pres në takim ekipin e juniorëve të Shkëndijës, të cilët këtë vit vit u shpallën kampion të Maqedonisë në futboll.Ne kishim mundësi që të ndajmë bashkërisht këtë sukses ndërsa si komunë biseduam edhe për mundësitë që të ofrojmë ndihmë këtij klubi si me transportin e futbollistëve poashtu edhe me ndihmë financiare”, deklaroi Bexheti, i cili u shpreh se Tetova këtë vit mburret me të arriturat në sferën e sportit pasi që tre ekipe po nga ky qytet do të garojnë në ligën e parë duke përmendur Renovën, Shkëndijën dhe Teteksin.

Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, ka pritur në takim në komunë ekipin e Shkëndijës juniorët deri në 17 vjet, të cilët këtë vit u shpallën kampion në Maqedoni. Ky sukses i këtij klubi është i pari në historinë e këtij klubi.

Me këtë rast, gjatë takimit i cili ka zgjatur rreth 30 minuta kreu i komunës Bexheti ka folur për mundësitë e ofrimit të ndihmës për ekipin e juniorëve si në infrastrukturën sportive poashtu edhe një mbështetje financiare.

“Kisha rastin që sot të pres në takim ekipin e juniorëve të Shkëndijës, të cilët këtë vit vit u shpallën kampion të Maqedonisë në futboll.Ne kishim mundësi që të ndajmë bashkërisht këtë sukses ndërsa si komunë biseduam edhe për mundësitë që të ofrojmë ndihmë këtij klubi si me transportin e futbollistëve poashtu edhe me ndihmë financiare”, deklaroi Bexheti, i cili u shpreh se Tetova këtë vit mburret me të arriturat në sferën e sportit pasi që tre ekipe po nga ky qytet do të garojnë në ligën e parë duke përmendur Renovën, Shkëndijën dhe Teteksin.

Trajneri i klubit të juniorëve të Shkëndijës, Bashkim Livoreka, tha se, jemi të kënaqur që kryetari i komunës ndau kohë për të takuar futbollistët e rrinj, të cilët këtë vit u shpallën kampion.

Livoreka u shpreh se me kryetarin është biseduar dhe s eka marrë premtim që ky ekip të mbështetet më fuqishëm në të ardhmen për të radhitur suksese më të mëdha. Edhe Bexheti edhe Livoreka janë dakorduar se një nga prioritetet duhet të jetë edhe fusha sportive e cila do të mundësojë më shumë cilësi dhe kualitet për futbollistët.(U.H)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *