Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Kosovës të dhëna të reja për vrasjen e katërfishtë

Policia e Kosovës të dhëna të reja për vrasjen e katërfishtë

21 qershor-
Sipas të dhënave të para personat e vrarë janë: Qenan Ademi (1981) nga fshati Nikushtak dhe Qazim Bakija (1986) nga fshati Nikushtak si dhe Qemal Agushi (1983) nga fshati Sllupçan. Nga ana tjetër, në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu.
Sipas Policisë së Kosovës, ata u vranë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga persona të panjohur në një pritë të organizuar në aksin rrugor Viti-Kllokot.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani pas hetimeve më të reja ka bërë të ditur se në aksin rrugor Viti-Kllokot janë të vrarë dy shtetas të Maqedonisë dhe dy të Kosovës, ndërsa një shtetas tjetër i Maqedonisë ka mbetur vetëm i plagosur.

“Dy nga të vrarët janë të Maqedonisë dhe dy të Kosovës. Këto janë informacionet më të reja që mund të ju informojmë dhe se për momentin nuk mund të vërtetojmë se a bëhet fjalë për shkëmbim zjarri”, ka theksuar zëdhënësi Kelani, duke informuar edhe për personin e katër, i cili ka marrë plagë të rënda.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë shpalosi emrat e shtetasve të Maqedonisë të cilët u vranë në pritën në këtë aks rrugor që lidh Gjilanin dhe Vitinë.

Paraprakisht kjo ministri se bëhet fjalë për tre persona shtetas të Maqedonisë, mirëpo më pas ka marrë konfirmimin nga Ministria homologe e Kosovës se bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë të vrarë dhe një i plagosur.

Siç njoftojnë burime pranë MPB-së tre shtetasit te Maqedonisë të vrarë nga të shtënat në aksin rrugor Viti-Kllokot janë nga komuna e Likovës.

Sipas të dhënave të para personat e vrarë janë: Qenan Ademi (1981) nga fshati Nikushtak dhe Qazim Bakija (1986) nga fshati Nikushtak si dhe Qemal Agushi (1983) nga fshati Sllupçan. Nga ana tjetër, në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu.

Sipas Policisë së Kosovës, ata u vranë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga persona të panjohur në një pritë të organizuar në aksin rrugor Viti-Kllokot.

10:00 – Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se incidenti ka ndodhur në aksin rrugor Viti – Kllokot, kur jetën e kanë humbur katër persona.

“Ne orët e mëngjesit ka pasur gjuajtje në rajonin e Gjilanit nga një makinë , ku kanë humbur jetën katër persona. Janë dy nga Kosova dhe dy nga Maqedonia. Tani par tani është informacioni i vetëm dhe për identitetin e tyre ende nuk ka asgjë”, ka theksuar zëdhënësi Baki Kelani, duke nënvizuar se rasti po shqyrtohet akoma nga organet kompetente.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë(MPB), Gordana Jankullovska ka vërtetuar vrasjen e tre shtetasve të Maqedonisë në Kosovë, por duke mos dhënë detaje për vrasjen.

“Gjatë ditës presim më shumë detaje për këtë incident dhe se jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe gjatë ditës do të njiheni se çfarë ka ndodhur”, ka theksuar Jankullovska.

Katër persona janë vrarë gjatë një përleshje të armatosur sot në mëngjes në afërsi të Vitisë së Kosovës.

Në mesin e të vrarëve siç mëson INA janë tre shtetas të Maqedonisë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur ende nga Policia e Kosovës.

Vrasja ka ndodhur në rrugën Viti-Kllokot, ndërsa televizioni RTK ka kumtuar edhe për një person të plagosur.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka theksuar se autoritetet kosovare kanë kërkuar ndihmë për të zbardhur identitetin dhe dosjet e shtetasve të vrarë nga Maqedonia. (

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *